news

Nis gjyqi për dosjen “Partizani”, dëshmon Bamir Topi : Malltezin e njoh vetëm si dhëndrin e Berishës

Ka nisur gjyqi i themelit për dos­jen “Par­ti­zani”, ku dësh­mi­tari i rad­hës është ish-pres­i­den­ti i Repub­likës, Bamir Topi.

Gaze­tar­ja Ani­la Hox­ha rapor­ton se Bamir Topi është thirrur për të dësh­muar në këtë pro­ces, ndër­sa në sal­lën e gjyqit janë të pran­ishëm prokurorët e SPAK, Arben Kra­ja dhe Enkele­j­da Mil­lon­ai. Sali Berisha nuk ndod­het në seancë, por për­faqë­so­het nga avokatët e tij, ndër­sa të pran­ishëm janë Jamar­bër Mall­tezi dhe Xhi­mi Bege­ja.

Gjatë pyet­jeve nga prokuro­r­ia, Topi foli për njo­hjet e tij me per­son­at nën het­im. Për Jamar­bër Mall­tezin, ai tha se e njeh si dhën­drin e Sali Berishës, me të cilin ka punuar për një peri­ud­hë të gjatë.

Disku­timet në sal­lë

Gjyka­ta: Rezul­ton që SPAK është i pran­ishëm me prokurorët Arben Kra­ja dhe Enkele­j­da Mil­lon­ai.

Shte­tasi Berisha nuk është i pran­ishëm, por janë avokatët e tij. Fat­mir Bek­tashi nuk është i pran­ishëm, i pran­ishëm është avokati i tij. Xhi­mi Bege­ja është i pran­ishëm në seancë. Andia Pusti­na nuk është e pran­ishme, avokat­ja e saj është e pran­ishme. Jamar­bër Mall­tezi është i pran­ishëm.

Gjyka­ta: Keni detyrim të thoni të vërtetën, gjithë të vërtetën.

Bamir Topi: Beto­hem.

Gjyka­ta: Fjala është për prokuror­inë.

Enkele­j­da Mil­lon­ai: A i nji­h­ni të pan­de­hu­rit Fat­mir Bek­tashi, Andia Pusti­na, Jamar­bër Mall­tezi?

Bamir Topi: Mall­tezin e njoh si dhëndër i dok­tor Berishës, me të cilin kam punuar për një kohë të gjatë. Dua të speci­fikoj se asnjëherë nuk jemi ulur qoftë edhe për një kafe. Pra, ka qenë një njo­hje në dis­tancë.

Me zotin Bege­ja kemi ban­uar në një lag­je të vjetër, me një dis­tancë rreth 500 metra. Ai jetonte te Selvia, unë te Rru­ga e Bërdika­dave. As jemi ulur, as kemi kon­sumuar ndon­jë bisedë.

Zotin Bek­tashi e njoh si një per­son­azh që është mar­rë me poli­tikë dikur. Në mos gaboj, ka qenë dikur zv.ministër. Andia Pusti­na nuk e njoh.

Enkele­j­da Mil­lon­ai: Në cilën kohë ka qenë zoti Bek­tashi zv.ministër?

Topi: Kam për­shtyp­jen që ka qenë zv.ministër në kohën e Mek­sit, në mos gaboj.

SPAK: Mund të na sqa­roni në lid­hje me pro­ce­durën me planin e përhap­jes? Cilat ishin ato struk­tu­ra që bënin studimin për­fundim­tar?

Bamir Topi: Në cilës­inë e Pres­i­den­tit të Repub­likës isha edhe Koman­dant i For­cave të Armato­sura. Pro­ce­si i plan­it të përhap­jes ishte një pro­ces poli­tik që vinte nga Min­is­tria e Mbro­jt­jes, një pro­ces teknik dhe vinte si një akt. E gjithë për­gatit­ja për­bëhej nga shtabi dhe Min­is­tria e Mbro­jt­jes.

Në atë peri­ud­hë ishte një kohë refor­mash, mar­rje refor­mash për të hyrë në NATO dhe e gjithë pro­ce­du­ra, i gjithë pro­ce­si, asis­to­hej nga ekspertë shumë të njo­hur të NATO‑s. Real­i­zo­hej, mbyllej nga shtabi dhe vinte tek unë vetëm për t’u mbyl­lur juridik­isht.

SPAK: Gjatë asaj kohe, ju kuj­to­het se sa vendim­mar­rje mund të keni pasur për planin?

Bamir Topi: Ka qenë jo vetëm e drejtë e Pres­i­den­tit për të mbyl­lur një pro­ce­durë që shkonte me një arrit­je mad­hore për t’u anë­tarë­suar në NATO.

SPAK: A jeni vënë në dijeni në lid­hje me ndon­jë problematikë?Bamir Topi: Qysh nga momen­ti që nis pro­ce­si, kjo nuk është përgjegjësi e zyrës së Pres­i­den­tit. Në mos gaboj, ka ard­hur nëpër­m­jet Vladimir Qiri­az­it, duhet të ketë qenë viti 2009. Kisha një axhendë dite të ngarkuar dhe nor­mal­isht e pri­ta, duke qenë se kishte sta­tusin e gjen­er­alit. Ka fil­lu­ar të shpre­hë shqetësime dhe i kam thënë të asis­to­jë me grupin e këshill­tarëve. Në fund të ditës kam mar­rë infor­ma­cion se she­fi i kabi­netit më tha: “U kon­sul­tua, dhamë mendime, por nuk është një gjë që është në kom­pe­tencë të Pres­i­den­tit, sepse bëhet fjalë për një pronë që ka dalë nga plani i përhap­jes nga gushti i vitit 2007”. Më tha: “Është në kom­pe­tencë të qev­erisë”. Kaq ka qenë dije­nia ime.

SPAK: A keni qenë në dijeni për pri­va­tiz­imin?

Bamir Topi: Kam dëgjuar, siç kanë dëgjuar të gjithë. Ka qenë jashtë pro­ce­durës së Pres­i­den­tit.

SPAK: A jeni njof­tu­ar me shkresë për ndon­jë prob­lematikë nga zoti Qiri­azi?

Bamir Topi: Këtë mbaj mend që ju thashë.

SPAK: Ju keni shkarkuar nga detyra si koman­dant zotin Vladimir Qiri­azi. Kush i bënte propozimet?

Bamir Topi: S’mund t’jua them si pro­ce­durë, por besoj se vinte nga Shtabi i Përgjithshëm si propoz­im.

Gjyka­ta: Mbro­jt­ja ka pyet­je?

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading