news

Opozita te Komisioni i Jashtëm kërkon dënimin e deklaratës së ministres së Vuçiç, socialistët votojnë kundër

Deputetët opoz­i­tarë në Komi­sion­in e Jashtëm mba­jtën një qën­drim të fortë kundër deklaratës skan­daloze të min­istres serbe, Snezhana Paunoviç, e cila tha se do ta kishte spas­tru­ar etnik­isht Kosovën në vitin 1998.

Albana Vok­shi, tek­sa aku­zoi mazho­rancën për mungesën e një qën­dri­mi të qartë kundër këtyre deklaratave, e ftoi atë të rishiko­jë qën­drim­in dhe të mira­to­jë rezo­lutën që e mban pezull prej disa vitesh, ku dëno­hen krimet serbe.

“Patri­o­tiz­mi nuk është retorikë poli­tike, por qën­drime dhe akte din­ji­toze në mbro­jt­je të qyte­tarëve”, deklaroi deputet­ja e Par­tisë Demokratike.

Opozi­ta propo­zoi që të dalin me një deklaratë kundër zyrtares serbe dhe të nisen pro­ce­du­rat për dën­imin ndërkom­bë­tar, por u rrëzua nga max­ho­ran­ca.

DEKLARATA E PROPOZUAR:

Komi­sioni për Evropën dhe Punët e Jashtme, shqyr­toi me shqetësim dhe revoltë të thel­lë deklaratat e bëra pub­lik­isht nga min­istr­ja e Qev­erisë së Ser­bisë, Snezhana Paunoviç, e cila u shpreh se, “po të ishte në vendin e Sllo­bo­dan Mil­lo­she­viçit në vitin 1998, do të kishte kry­er spastrim etnik në Kosovë”.

Si Komi­sioni përgjegjës për poli­tikën e jashtme në Kuvend, shpreh qën­drim­in e mëposhtëm dhe deklaron qël­lim­in e tij për të ndjekur këto drej­time vepri­mi:

Komi­sioni dënon në mënyrë të pre­rë dhe ash­për­sisht këto deklara­ta, të cilat për­bëjnë lavdërim të hapur të një prej krimeve më të rën­da kundër njerëzim­it, spastrim­it etnik në Kosovë, dhe shpër­faqin nos­tal­gji të never­it­shme për poli­tikat e regjim­it të Mil­lo­she­viçit, të dënuar nga Tri­bunali Ndërkom­bë­tar Penal për ish-Jugosllav­inë për krime lufte dhe krime kundër njerëzim­it.

Komi­sioni riku­j­ton dhe dënon ven­dos­mër­isht krimet e kry­era nga regji­mi i Mil­lo­she­viçit dhe for­cat para­mil­itare serbe kundër pop­ull­sisë civile shqiptare të Kosovës gjatë viteve 1998–1999, masakrat, dëbimet masive të mbi 800 mijë shqip­tarëve, dhu­nimet sis­tem­atike, djegien e fsha­trave, krime të doku­men­tu­ara nga Tri­bunali i Hagës dhe të regjistru­ara përgjith­monë nga his­to­ria dhe drejtësia ndërkom­bëtare si pjesë e një fushate krim­i­nale spastri­mi etnik ndaj pop­ul­lit shqip­tar.


Komi­sioni përkulet me nder­im­in më të thel­lë për­para kuj­tim­it të mar­tirëve dhe dësh­morëve të Kosovës, civilë, gra, fëmi­jë e pleq, si dhe luftë­tarë të rënë në mbro­jt­je të lirisë e mbi­jetesës së kom­bit, dhe shpreh mirën­jo­hje ndaj heron­jve të gjal­lë, ish-luftë­tarëve, të mbi­je­t­u­arve dhe famil­jeve të vik­ti­mave, që me sakri­ficën e tyre kanë rua­j­tur të vërtetën his­torike dhe kanë kon­tribuar pak­thyesh­mër­isht në ndër­timin e Repub­likës së Kosovës si shtet i lirë e sovran.

Komi­sioni vlerë­son se çdo deklaratë që lavdëron, min­i­mi­zon apo rel­a­tivi­zon këto krime për­bën fyer­je të rëndë ndaj kuj­tim­it të vik­ti­mave dhe nxit­je të rrezik­shme ring­jal­lëse të ide­ologjive gjeno­ci­dale në rajon, dhe shpreh sol­i­daritet të plotë me Repub­likën e Kosovës, duke për­shën­de­tur vendimin e autoriteteve koso­vare për të shpal­lur min­istren Paunoviç per­sona non gra­ta, si dhe qën­drimet e ShBA, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkim­it Evropi­an ndaj deklaratës së saj.
4/1 Komi­sioni vlerë­son se deklara­ta e min­istres Paunoviç mino­jnë frymën e bashkëpunim­it dhe të mirëkup­ti­m­it ndër­m­jet pop­u­jve të rajonit, duke riha­pur plagë his­torike dhe duke dëm­tu­ar bes­imin e ndër­tu­ar përmes pro­ce­seve të dia­logut rajon­al.

4/2 Gjithash­tu kjo retorike minon rrugën e inte­grim­it evropi­an të Ser­bisë, pasi bie ndesh me vler­at themelore mbi të cilat ngri­het Bashki­mi Evropi­an dhe me kriteret poli­tike të kërkuara për vendet kan­di­date, përf­shirë respek­timin e të drej­tave të njeri­ut dhe të kalu­arës his­torike 4/3 Komi­sioni i kërkon Kuven­dit mira­timin e pro­jek­tre­zo­lutës së propozuar nga Par­tia Demokratike për dën­imin e gjeno­cid­it serb në Kosovë, si shpre­hje e unitetit përtej ndar­jeve poli­tike në mbro­jt­je të kujtesës kom­bëtare.

Komi­sioni i kërkon Min­istrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të shpal­lë min­istren Snezhana Paunoviç per­sona non gra­ta, duke i ndalu­ar hyr­jen dhe tranz­itimin në ter­ri­torin shqip­tar.


Komi­sioni nxit qev­er­inë shqiptare për të eksploru­ar rrugët ligjore ndaj Min­istres Paunoviç, dhe refer­im­in e saj për nxit­je pub­like të spastrim­it etnik/gjenocidit, parashikuar në nenin III, pika c, të Kon­ven­tës së OKB-së për Paran­dal­im­in dhe Ndëshkimin e Krim­it të Gjeno­cid­it (1948).

Komi­sioni i bën thirrje Qev­erisë së Ser­bisë të dis­tan­co­het pub­lik­isht dhe pa mëdysh­je nga këto deklara­ta, të mar­rë masa të men­jëher­shme insti­tu­cionale ndaj çdo zyr­tari që pro­movon ide­ologji të tilla, dhe të për­bal­let sin­qer­isht me të kalu­arën, si kusht themelor për besuesh­mërinë e pro­ce­seve të nor­mal­izim­it rajon­al dhe inte­grim­it evropi­an.


8.Komisioni për Punët e Jashtme rithek­son se e vërte­ta his­torike dhe kujte­sa e vik­ti­mave janë të pane­go­ci­ueshme, se nder­i­mi ndaj mar­tirëve e heron­jve të Kosovës mbetet detyrim moral e kom­bë­tar i përher­shëm për gjithë shqip­tarët, dhe se paq­ja rajonale mund të ndër­to­het vetëm mbi ndar­jen e vërtetë e të pak­thyeshme nga poli­tikat kon­flik­tuale e gjeno­ci­dale të së kalu­arës.

Komi­sioni deklaron gatish­mërinë e tij në mbro­jt­je të parimeve të fqin­jë­sisë së mirë, dia­logut kon­struk­tiv dhe rec­i­procitetit mbi të cilat bazo­het paq­ja, sta­biliteti dhe bashkë­jete­sa në Bal­lka­nin Perëndi­mor.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading