showbiz

Pas ndarjes nga jeta të Shpat Kasapit, Labi prek zemrat e të gjithëve me gjestin e veçantë për djalin e tij (FOTO)

Këngë­tari dhe human­isti i njo­hur, Labinot Tahiri, ka prekur zem­rat e të gjithëve me një vendim të madh që ka mar­rë së fund­mi për famil­jen e artis­tit Shpat Kas­api, i cili u nda paprit­mas nga jeta në nën­tor të vitit që lamë pas.

Përmes një pos­ti­mi tejet emo­cionues në rrjetet sociale, Labi ka bërë të ditur se do të mbësht­esë finan­cia­r­isht djalin e vogël të Shpatit, Roelin.

Ai ka treguar se përveç se e ka pasur shok e koleg Shpatin, ndih­ma e tij nuk ka munguar as më parë në rrugë pri­vate, por tash­më ky kon­tribut do të jetë i vazh­dueshëm dhe i lid­hur direkt me aktivitetin e tij muzikor.

“Nga ky sezon e tut­je, dhe për sa kohë Zoti ma jep mundës­inë të punoj, nga çdo mbrëm­je vje­tore-muziko­re dhe das­më do t’i ndaj nga 150 euro për Roelin, për shën­detin e tij dhe për ditët e jetës së tij”, ka deklaru­ar këngë­tari, duke sqaru­ar se të hol­lat do t’i dër­go­hen nënës së djalit, Selvies.

Në shkrim­in e tij, Labinot Tahiri ka dhënë edhe një mesazh të fuqishëm sig­urie për famil­jarët e të ndjer­it, duke iu drej­tu­ar atyre që të mos shqetë­so­hen për anën finan­cia­re.

“Zon­ja Selvie dhe nëna e Shpatit, mos u mërz­it­ni për anën mate­ri­ale.

Sa të jemi ne, nuk do të jeni vetëm”, është shpre­hur ai, duke zbu­lu­ar se këtë prem­tim ia kishte dhënë më parë edhe Big Mamës dhe shokut të Shpatit, Xen­it.

Labi ka shtu­ar se beson fort që kjo është dhu­ra­ta më e bukur që mund t’i bëhet kuj­tim­it të Shpatit, ndër­sa ka falën­deru­ar edhe mërgim­tarët e shumtë që e kanë kon­tak­tu­ar pri­vatisht për të ofru­ar ndih­mën e tyre për Roelin e vogël.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading