showbiz

“Refuzuam Jennifer Lopez për koncert në Tiranë”, ministri Gonxhe zbulon ARSYET

Në punimet e komi­sion­it të Komi­sion­it për Kul­turën, Tur­izmin dhe Dias­porën, disku­ti­mi ishte në lid­hje me aktit nor­ma­tiv “Për financimin e pjesshëm të orga­nizim­it të një aktiviteti kul­tur­or-tur­is­tik me për­masa ndërkom­bëtare”, komi­sion për dhënie mendi­mi.

Min­istri Blen­di Gonx­he u për­plas me drejtue­sen e Komi­sion­it, demokrat­en Ina Zhu­pa, tek­sa kjo e fun­dit i tha se qev­e­ria ka finan­cuar kon­certin e Kanye West.

Zhu­pa i tha min­istrit se cila është arsye­ja e alokim­it të këtyre par­ave duke u cilë­suar si emergjencë për një kon­cert të parashikuar.

Gonx­h­ja u përgjigj se gjithç­ka është zbat­u­ar sipas aktit nor­ma­tive dhe nëse s’do të ishte real­izuar kon­cer­ti, atëherë do të duhej të përgjig­jej sesi do të kthe­heshin paratë e këtij financi­mi.

Ndërko­hë ai tha se për të per­for­muar në Shqipëri është komu­nikuar edhe me këngëtaren me famë ndërkom­bëtare Jen­nifer Lopez, por se është refuzuar nga pala jonë pasi sipas min­istrit ajo ka kërkuar kërkonte 2 mil­ionë euro garan­ci nëse do të ketë protes­ta.

Pjesë nga disku­ti­mi në komision:Gonxhja: Meqë u intere­su­at për Jen­nifer Lopez…

Zhu­pa: Do i jep­ni 4.3 mil­ionë euro edhe asaj?Gonxhja: Jo. E kemi refuzuar për momentin se kërkonte 2 mil­ionë euro garan­ci nëse do të ketë protes­ta. E kemi refuzuar se nuk ia japim dot garanc­inë, kjo është kos­to e desta­bi­lizim­it të ven­dit.

Për ata që e duan Lopez në Tiranë, ta dinë që nuk e japim dot këtë garan­ci sepse na është dukur e pamundur për t’ia ofru­ar.

Zhu­pa: Se e pa ajo tha përderisa japin këta lekët, se asaj nuk i shiten bile­tat…

Gonx­h­ja: Ishte para aktit nor­ma­tiv

Zhu­pa: dhe tha të shkoj të kërkoj 2 mln dhe po mi dhanë mirë, po s’mi dhanë mirë, se bile­tat nuk i shiten…

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading