showbiz

“Fjalët mund të lëndojnë shumë…”/ E dashura e Lamine Yamal shpërthen pas sulmeve në rrjet: Kam kaluar orë të tëra…

Ines Gar­cia San­tos, part­ner­ja e fut­bol­lis­tit të Barcelonës dhe Kom­bëtares span­jolle, Lamine Yamal, ka reaguar pub­lik­isht pasi u bë objekt i një vale kri­tikash dhe komentesh fyese në rrjetet sociale.

Influ­en­cues­ja span­jolle u për­ball me akuza nga për­dorues të shumtë, të cilët pre­tend­u­an se ajo i kishte dhënë fund lid­hjes së mëparshme për të nisur një romancë me Yama­lin.

Debati u ndez pasi në inter­net nisën të qarkul­lo­jnë fotografi të saj me ish-part­ner­in, si edhe një koment i shkru­ar vetëm pak javë më parë, ku ajo i drej­to­hej atij me fjalët:“Të dua, zemër”.Kjo bëri që shumë për­dorues të rrjeteve sociale ta aku­zonin se kishte kalu­ar shumë shpe­jt në një lid­hje të re me yllin e Barcelonës.

Pas ditësh komentesh dhe sul­mesh, Ines ven­dosi të thye­jë hes­ht­jen me një mesazh të gjatë emo­cional, ku foli për ndikimin që kanë pasur këto reag­ime tek ajo.“Nuk e kam men­d­uar kur­rë që pub­liki­mi i diçka­je kaq të thjeshtë do të mer­rte për­masa të tilla. Kam kalu­ar orë të tëra duke lex­u­ar komentet. Edhe pse për­piqem të jem e fortë, edhe unë jam vetëm njeri. Pas këtij pro­fili fshi­het një per­son me ndjen­ja, që qan, gabon dhe nuk pushon së qeni njeri vetëm sepse është në një lid­hje”, shkroi ajo.

Gar­cia tha se e kup­ton që jo të gjithë mund ta pëlqe­jnë dhe se nuk ka prob­lem me kri­tikat, për sa kohë ato shpre­hen me respekt.

“Ka një dal­lim të madh mes të kesh një mendim dhe të shpen­zosh kohë për të poshtëru­ar, fyer apo për t’i uru­ar të keqen diku­jt që as nuk e njeh.

Nuk po i bëj keq asku­jt. Nuk i kam mar­rë asku­jt asgjë. Thjesht po jetoj jetën time”, vijoi part­ner­ja e Lamine Yamal.

Në reag­imin e saj, Ines u bëri thirrje njerëzve të men­do­jnë dy herë para se të shkru­a­jnë komente fyese në inter­net, duke kuj­tu­ar se pas çdo pro­fili fshi­het një njeri me emo­cione, famil­je dhe pasig­uri.

“Ju lutem, mos har­roni se fjalët mund të lën­do­jnë shumë më tepër sesa mendoni”,theksoi ajo.

Në fund të mesazhit, ajo sqaroi se nuk po për­piqet të bindë askënd ta pëlqe­jë, por dësh­i­ron që komu­niki­mi në rrjetet sociale të karak­ter­i­zo­het nga më shumë mirëkup­tim dhe empati.

“Shpre­soj që një ditë inter­neti të mos jetë më një vend ku fes­to­het mizo­ria. Deri atëherë, do të vazh­doj të jetoj me respekt dhe shpre­soj që edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Fale­minder­it nga zem­ra të gjithëve që gjetën kohë ta lex­o­jnë këtë.

Më pëlqen thjesht të ndaj momente të vogla nga jeta ime. Nuk dua t’i bëj keq asku­jt dhe as të shkak­toj që dikush të ndi­het keq për atë që pub­likoj”, për­fun­doi ajo.

Reag­i­mi i saj ka ngjal­lur disku­time të shum­ta në rrjet, me shumë ndjekës që e kanë mbështe­tur, ndër­sa të tjerë vijo­jnë të komen­to­jnë mbi jetën e saj pri­vate dhe mar­rëd­hënien me Lamine Yamal.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading