news

Pas të nxehtit përvëlues, vjen surpriza e motit! Meteorologia Lajda Porja zbulon kur nisin rrebeshet e shiut

Shqipëria po për­je­ton ditët e fun­dit të valës së të nxe­htit afrikan, me tem­per­atu­ra që kanë arrit­ur deri në 42 gradë Cel­sius në disa zona. Por, sit­u­a­ta pritet të ndrysho­jë ndjeshëm gjatë kësaj jave, pasi një masë ajrore e freskët nga veriu i Evropës do të sjel­lë ulje të tem­per­at­u­rave, resh­je dhe erë në pjesën më të mad­he të ven­dit.

Në një lid­hje direk­te për Ora News, mete­o­rolo­gia e njo­hur Laj­da Por­ja, bën me dije se dita e sotme mbetet nën ndikimin e tem­per­at­u­rave ekstreme, me vlera të lar­ta krye­sisht në zonat e ulë­ta dhe jugore.

“Edhe sot na pret një ditë mjaft e nxe­htë, jemi ende në ndër­timin e valës së nxe­htë afrikane. Shumë qytete të ultësirës perëndi­more do të shëno­jnë tem­per­atu­ra nga 39 deri në 40 gradë, ndër­sa priten 41 gradë në qar­qet e Gjirokas­trës dhe Beratit dhe deri në 42 gradë në zona të izolu­ara të Elbasanit”,-u shpreh Por­ja.

Sipas sinop­tikanes, tem­per­at­u­rat e lar­ta shoqëro­hen edhe me net tropikale, ku në shumë qytete vler­at min­i­male nuk zbresin nën 20 gradë. Zonat mal­ore dhe ver­ilin­dore do të jenë disi më të freskë­ta, me tem­per­atu­ra rreth 33–36 gradë.

Ndryshi­mi i ndjeshëm i motit nis nga dita e mërkurë, kur një masë ajrore e freskët me origjinë nga veriu i Evropës do të depër­to­jë drejt Bal­lka­n­it. Tem­per­at­u­rat pritet të ulen ndjeshëm, duke kalu­ar nga mbi 40 gradë në rreth 30 gradë në fund­javë.

“Të mërkurën një masë shumë e freskët me origjinë nga veriu i Evropës do të sjel­lë freskim të men­jëher­shëm. Nga 41–42 gradë që kemi sot, dita e premte do të sjel­lë mak­si­mum jo më shumë se 30 gradë, pra një rënie me rreth 12 gradë”,-tha ajo.

Përveç uljes së tem­per­at­u­rave, priten edhe resh­je shiu. Rrebeshet do të nisin gjatë natës së të martës në zonat veri­ore dhe ver­ilin­dore, ndër­sa gjatë së mërkurës dhe të enjtes do të prekin zonat qen­drore dhe mal­ore, përf­shirë edhe krye­qytetin.

Dita e premte pritet të jetë më prob­lematik­ja, pasi resh­jet e den­dura mund të përf­shi­jnë të gjithë ter­ri­torin, duke prekur edhe zonat bregdetare. Para­lel­isht me resh­jet, era do të jetë prezente duke nisur nga mbrëm­ja e së martës.

Fund­ja­va do të sjel­lë një për­mirësim të motit, me kth­jel­lime dhe vranësira kalimtare, por me tem­per­atu­ra shumë më të ulë­ta dhe më të qën­drueshme, që nuk pritet të kalo­jnë 30 gradë Cel­sius.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading