news

PD nuk lejon Endri Shabanin të raportojë në Kuvend, ndërpritet sërish seanca plenare

Sean­ca plenare në Kuvend vijon të jetë e ten­sionuar, ndër­sa deputetët e Par­tisë Demokratike kanë mba­j­tur të bllokuar foltoren edhe pas rik­thim­it të punimeve pas pushim­it 5‑minutësh.

Deputetët e Par­tisë Demokratike kanë vijuar të mba­jnë të bllokuar foltoren e Kuven­dit, duke kundër­sh­tu­ar zhvil­lim­in e rapor­tim­it të Avokatit të Pop­ul­lit, Endri Sha­bani, për veprim­tar­inë e insti­tu­cionit gjatë vitit 2025.

Kreu i grupit par­la­men­tar të PD-së, Gaz­ment Bard­hi, kundër­sh­toi më herët fut­jen e kësaj pike në rendin e ditës, duke e cilë­suar si një pro­vokim ndaj opoz­itës. Sipas tij, zgjed­h­ja e Sha­ban­it si Avokat i Pop­ul­lit është në kundër­sh­tim me Kushte­tutën dhe çësht­ja ndod­het ende në shqyr­tim në Gjykatën Kushtetuese.

“Për sa kohë kjo çësht­je është në shqyr­tim në GJK, të respek­to­het ky sen­si­bilitet i opoz­itës”, deklaroi Bard­hi në sal­lën e Kuven­dit, duke kërkuar që rapor­ti­mi të mos zhvil­lo­hej.

Pas njof­tim­it se do të mer­rte fjalën Avokati i Pop­ul­lit, deputetët demokratë u pozi­cionu­an pranë foltores duke pen­guar zhvil­lim­in nor­mal të seancës. Për shkak të sit­u­atës së kri­juar, kryepar­la­men­tari Peleshi ndër­preu sër­ish seancën.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading