Entertainment

“Po zbulojmë ato që kanë ekzistuar”/ Debati për UFO‑t dhe alienët përplas dy ekspertët, Çiço-Xhafës: “Ku e sheh që…”

Pen­tag­o­ni ka deklasi­fikuar ndër vite një sërë videosh, raportesh dhe doku­mentesh mbi fenomenet ajrore të paiden­ti­fikuara (UAP), të njo­hu­ra gjerë­sisht si UFO.

Pub­liki­mi i këtyre dos­jeve ka nxi­tur debat në mbarë botën, pasi mate­ri­alet kon­fir­mo­jnë ekzis­tencën e objek­teve të pash­p­jeguara të vëzhguara nga pilotët ushtarakë amerikanë, por nuk ofro­jnë pro­va se ato kanë origjinë jashtë­tokë­sore. Autoritetet amerikane thek­so­jnë se hetimet vijo­jnë për të për­cak­tu­ar natyrën dhe burim­in e këtyre fenomen­eve.

Qeni­et aliene, UFO‑t dhe dimen­sionet e paduk­shme ishin disa nga pikat të cilat ndezën debat mes studi­uese e shken­cave okulte, Pran­vera Xhafës dhe pro­fe­sorit të elek­tron­ikës Betim Çiços.Gjatë disku­tim­it në ‘Top Sto­ry’, Xhafa ndau pikë­pam­jet e saj mbi teknologjinë jashtë­tokë­sore, fushat elek­tro­mag­netike dhe ekzis­tencën e dimen­sion­eve të tjera, ndër­sa Çiço ndërhyri me një pyet­je mbi fushën elektromagnetike.Pjesë nga disku­ti­mi:

Xhafa: Teknologjia dhe qeni­et aliene janë dy gjëra të ndryshme. Teknologjia ka hyrë këtu që në fil­limet e her­shme. Ne jemi në një moment rev­olu­cioni, ku po zbu­lo­jmë atë çfarë ka ekzis­tu­ar. Kjo teknologji, që të fil­mo­het, duhet që ose kam­era, ose mate­ri­ali të ketë diç­ka fizike të kësaj bote. Një mate­r­i­al jashtë­tokë­sor nuk mund të fil­mo­het jashtë këtij dimen­sioni ose bren­da një dimen­sioni tjetër.Duhet pat­jetër të bëhet i duk­shëm që të mund të kapet. Është një mënyrë për ta bërë botën të kup­to­jë se ne jemi dhe kemi qenë të mon­i­toru­ar gjatë gjithë kohës. Ky for­mat i gjeometrisë së shen­jtë shfaqet në shkol­lat tona si inx­hinieri, gjeometri, që ne të thel­lohe­mi. Është mer­itë e jona në gjithç­ka që bëjmë. Nuk mund ta bëjmë këtë botë me një njeri që i di të gjitha.Çiço: E shikoni ju fushën elektromagnetike?Xhafa: Ajo është mes mater­ies dhe asaj që nuk duket. Nuk është vetëm kjo fushë që mbi­zotëron në Tokë.

Çiço: Nuk e thashë.

Xhafa: Po e shikoj.

Çiço: Ku?

Xhafa: Fusha mag­netike, që ju e quani gravitet, ka nuan­ca të eter­it, por eteri i vitit 1500 është ndryshe nga ky që kemi sot. Jo të gjithë njerëz­it mund ta shiko­jnë. Këtu kanë të bëjnë shumë gjëra, gjëra që të ndrysho­jnë frekuen­cat për të parë shumë gjëra që nuk i sheh.”

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading