news

Raporti i Avokatit të Popullit, Bardhi: Provokim për opozitën, është zgjedhur në flagrancë me Kushtetutën

Pasi Niko Peleshi prezan­toi pikën e rad­hës të ren­dit të ditës për rapor­timin e Avokatit të Pop­ul­lit, Endrit Sha­ban­it në Kuvend, Gaz­ment Bard­hi kundër­sh­toi duke thënë se është pro­vokim ndaj opoz­itës.

Kreu i grupit par­la­men­tar të PD tha se Sha­bani është ushtar i Ramës dhe Gjyka­ta Kushtetuese ende nuk ka mar­rë vendim për çësht­jen.

“S’mund ta pro­vokoni opoz­itën duke sjel­lë për të rapor­tu­ar në këtë seancë një njeri që është zgjed­hur në fla­grancë me Kushte­tutën. Një njeri që ka keqpë­dorur vull­netin e deputetëve të opoz­itës për të uzur­puar një pozi­cion kushtetues.

Nuk kemi nevo­jë të dëgjo­jmë një njeri që s’ka ngrit­ur kur­rë zërin gjithë këto muaj, është sjel­lë si ushtar par­tie dhe jo si Avokat i Pop­ul­lit.

Largo­jeni nga sal­la e par­la­men­tit! Keni shkelur Kushte­tutën, grupi ynë i është drej­tu­ar Gjykatës Kushtetuese. Sa kohë nuk ka vendim, respek­toni këtë sen­si­bilitet të opoz­itës”, tha Bard­hi.

Deputetët e opoz­itës bllokuan foltoren dhe Niko Peleshi njoftoi 5 min­u­ta pushim deri në nor­mal­iz­imin e sit­u­atës.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading