news

Revolta prej 51 ditësh kundër Ramës, protestuesit mesazh të qartë: Nuk ndalemi deri në largimin e kryeministrit

Protes­ta e qyte­tarëve kundër qev­erisë ka hyrë në ditën e 51-të, ndër­sa mijëra per­sona vijo­jnë të mblid­hen në krye­qytet duke kërkuar ndryshim poli­tik dhe largimin e kryem­i­nistrit Edi Rama.

Me pankar­ta dhe thirrje kundër mazho­rancës, protestue­sit deklaro­jnë se rezis­ten­ca e tyre do të vijo­jë dhe se kërke­sat janë të pane­go­ci­ueshme.

Në marshimin në rrugët e Tiranës, jeho­jnë thirrjet: “Edi Rama jep dorëhe­q­jen”, “Ju erd­hi fun­di”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Shqipëria kërkon rev­olu­cion”.

Qyte­tarët kanë shpre­hur pakë­naqësi ndaj klasës poli­tike, duke e akuzuar atë për kor­rup­sion dhe mungesë për­faqësi­mi.

Ata kanë drej­tu­ar kri­ti­ka edhe ndaj Kuven­dit, duke e cilë­suar atë si një insti­tu­cion që nuk i shër­ben intere­sit të qyte­tarëve.

“Në datën 23 duhet të jemi këtu, të mos mungo­jmë”, u shpreh një prej aktivistëve gjatë protestës, duke bërë thirrje për vijimin e pjesë­mar­rjes qytetare.

Ndërko­hë, protestue­sit kanë vijuar me slo­gane kundër deputetëve dhe Par­la­men­tit. “Jo më Zegjine”, “140 deputetë, të gjithë anal­fa­betë” dhe “Par­la­ment i krim­it” ishin disa prej thirrjeve tëdëgjuara gjatë marshim­it.

Protes­ta vijon prej 51 ditësh me kërkesën krye­sore për largimin e Ramës dhe një ndryshim të thel­lë në mënyrën e qev­eris­jes.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading