news

“S’duam të heqim një autokrat për të vendosur një tjetër!”/ Protestuesi: Kërkojmë ndryshim të sistemit! Rama erdhi…

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 90?

Në ditën e 51-të të protestës kundër qev­erisë, një prej qyte­tarëve të pran­ishëm në shesh deklaroi se kërke­sa e protestuesve nuk lid­het vetëm me largimin e kryem­i­nistrit Edi Rama, por me një ndryshim më të thel­lë të sis­temit poli­tik në vend.

Protestue­si: Sot ne kërko­jmë një gjë shumë të thjeshtë, largimin e një qev­er­ie të kor­rup­tuar dhe një kryem­i­nistri të kor­rup­tuar, që kur u ngjit në këtë shkallë, u ngjit me prem­timin se kishte një skuadër, por fatke­që­sisht skuadra e ka lënë dhe sot është e gjitha nën het­im. Çuditër­isht, vetëm ky del i fajë­suar nga gjithç­ka, por dihet që ky është arkitek­ti dhe njeriu që ka orga­nizuar gjithç­ka në këtë vend.

Pran­daj, për 51 ditë rresht këta njerëz kanë dalë me një vull­net shumë të lirë për një ndryshim themelor në Repub­likën e Shqipërisë.

Çdo shqip­tar duhet ta dijë, nga Shko­dra deri në Sarandë, se këtu nuk bëhet fjalë për të ndryshuar thjesht dy njerëz. Bëhet fjalë për të ndryshuar një sis­tem, bëhet fjalë për një Shqipëri të re, një Kushte­tutë të re. Na ka bashkuar të gjithëve thirr­ja: Rama në burg, Berisha në burg.

Ky është misioni ynë dhe ne nuk dorë­zo­he­mi deri në arrit­jen e një Shqipërie të lirë, për të gjithë njerëz­it dhe jo një pronë pri­vate të një kryem­i­nistri të kor­rup­tuar dhe një par­la­men­ti pa din­jitet.

I keni parë “për­faqë­sue­sit e pop­ul­lit”? Nuk mba­jnë përgjegjësi, mbro­jnë vjed­hjen, plaçk­it­jen dhe shpop­ul­lim­in e ven­dit. Ju erd­hi fun­di.

Shqipëria e re nuk është thjesht një iluzion, por ajo që kemi kërkuar për 35 vite rresht. Të zgjed­him ne dhe jo më lis­tat e tyre të kalbu­ra.

Ata deputetë që kanë mbe­tur, të na bashko­hen dhe t’i vënë man­datet e tyre në pozi­cion të kësaj proteste, në mënyrë që në Shqipëri të kri­jo­het një rend i ri demokratik, sepse ky është vull­neti i njerëzve.

Nuk duam thjesht të heqim një autokrat për të vënë një tjetër. Duam një ndryshim poli­tik thel­bë­sor.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading