news

Shkelja me tenderin 700 mijë euro, GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për Benet Becin dhe 5 të pandehurve të tjerë

Gjyka­ta e Posaçme ka pran­uar gjykimin e shkur­tu­ar për 7 të pan­de­hu­rit mes të cilëve edhe krye­bashki­akun e Shko­drës Benet Beci që aku­zo­hen për shkel­je të barazisë në ten­dera lid­hur me një pro­ce­durë me kos­to rreth 68 mil­ion lekë në kohën kur drej­tonte KESH-in.

Gjyki­mi i shkur­tu­ar u pran­ua për Benet Becin, Adela Rukon, Edli­ra Mitrushin, Jonid Kazani, Yll­ka Nishku dhe Rudin Gjoni, ndër­sa u nda çësht­ja ku do gjyko­het me pro­ce­durë të zakon­shme i pan­de­huri Prem­tim Dau­ti.

Seancën e ardhshme më 14 shta­tor prokurori Dri­tan Prençi do të lex­o­jë kon­kluzionet për­fundimtare për ndaj per­son­ave të mësipërm.

Ndërko­hë përveç Benet Becit të pan­de­hu­rit e tjerë dhe avokatët e tyre i kërkuan gjykatës pushimin e çësht­jes pasi duhet të mar­rë parasysh ligjin për dhënie të amnis­tisë ku për­cak­to­het sipas tyre të për­jash­to­hen gjithë çësht­jet penale për veprat e kry­era deri më 31 . 5 .2026 dhe që parashiko­jnë një dën­im deri në 3 vite burg.

SPAK tha se mbi këtë kërkesë do të mba­jë qën­drim me shkrim seancën e ardhshme tek­sa trupi gjykues tha se mbi këtë kërkesë do të shpre­hen në vendimin për­fund­mi­tar.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading