news

Tensione gjatë hyrjes në seancë, protestuesit qëllojnë me vezë Vangjel Dulen: O hajdut me syze!

Ten­sione gjatë hyr­jes në seancë, protestue­sit qël­lo­jnë me vezë Vang­jel Dulen: O haj­dut me syze!
Ten­sionet para Kuven­dit vijuan edhe gjatë mbër­rit­jes

së kreut të PBD­NJ-së, Vang­jel Dule, i cili u për­ball me protestue­sit e mbled­hur jashtë god­inës, tek­sa po hynte në seancën plenare.

Gjatë kalim­it të tij në këm­bë drejt hyr­jes së Kuven­dit, qyte­tarët i drej­tu­an thirrje dhe ofendime, duke e qua­j­tur “haj­dut”.

“O haj­dut me syze”, dëgjo­het të thër­rasin protestue­sit në drej­tim të deputetit. Ndërko­hë, protes­ta u shoqërua edhe me inci­dente të tjera, pasi protestue­sit hod­hën vezë dhe domate në drej­tim të per­son­ave që po hynin në god­inën e Kuven­dit.

Mes tyre kishte edhe indi­vidë që nuk ishin deputetë.

Në pam­jet nga ven­di i ngjar­jes shi­het edhe një grua, e cila pasi u godit me vezë apo domate, për­piqej të pas­tronte pan­tallonat e ndo­tu­ra për­para se të hynte në insti­tu­cion.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading