news

Trazira të dhunshme në burgun e Siçilisë/ Rreth 400 të dënuar marrin nën kontroll dy reparte, plagosen 5 policë

Një trazirë e dhun­shme ka shpërthy­er në bur­gun Piaz­za Lan­za në Kata­nia të Siçil­isë, ku qin­dra të bur­go­sur dyshohet se morën kon­trol­lin e dy reparteve të objek­tit.

Të pak­tën pesë ofi­cerë të poli­cisë së burgjeve mbetën të plago­sur gjatë për­p­jek­jeve për të vënë sit­u­atën nën kon­troll dhe janë trans­portu­ar në spi­tal. Gjend­ja e tyre shën­de­të­sore nuk është bërë e ditur.

For­ca të shum­ta të poli­cisë dhe kara­binierëve kanë rrethuar bur­gun, ndër­sa autoritetet po zhvil­lo­jnë nego­ci­a­ta me të bur­go­surit për t’i dhënë fund trazi­rave.

Sipas infor­ma­cion­eve para­prake, rreth 400 nga 422 të bur­go­surit që ndod­hen në burg kanë mar­rë pjesë në trazirë, çka e bën sit­u­atën veçanër­isht seri­oze.

Ende nuk janë bërë të ditu­ra shkaqet e inci­den­tit, ndër­sa nuk është kon­fir­muar se cilat reparte mbeten nën kon­trol­lin e të bur­go­surve.

“Para së gjithash, shpreh sol­i­daritetin dhe mbështet­jen time për kolegët e plago­sur, të cilët janë dër­guar në spi­tal”, deklaroi pres­i­den­ti kom­bë­tar i Con­sipe, Mim­mo Nico­tra.

“Sido­qoftë, ajo që po ndodh në Piaz­za Lan­za nuk është një ngjar­je e paprit­ur, por paso­jë e një katas­trofe të par­ala­jmëru­ar prej kohësh”, shtoi ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading