news

“Vasal i shpifur i Edi Ramës”, Berisha sulmon Peleshin! Kryetari i Kuvendit i ndërpret fjalën: Mu drejtoni me etikë

Sean­ca plenare ka nisur me debate mes kreut të Par­tisë Demokratike, Sali Berisha, dhe kryetar­it të Kuven­dit, Niko Peleshi.

Gjatë fjalës së tij në sal­lën e Kuven­dit, Berisha ka sul­muar Peleshin, duke e akuzuar për shkel­je të Kushte­tutës dhe të drej­tave të deputetëve.

“Do mbetesh në his­tor­inë e këtij ven­di si vasali më i shpi­fur i Edi Ramës, si armik i egër i Kushte­tutës dhe i të drej­tave kushtetuese të deputetëve, si armik i egër i pro­ce­sit të inte­grim­it të Shqipërisë.

Ka një muaj që janë dorëzuar amen­da­mentet për amendimin e lig­jeve, të cilat BE, Par­la­men­ti Europi­an kërkon të amen­do­hen dhe të anu­lo­hen, të cilat protes­ta më e fuqishme pas viteve ’90 kërkon të anu­lo­hen. Ti në rad­hë të parë me përgjegjësi absolute i injoron…”, deklaroi Berisha.

Pas këtyre akuzave, kryetari i Kuven­dit, Niko Peleshi, i kërkoi kreut të PD-së të respek­to­jë rreg­ul­loren dhe etikën par­la­mentare, duke par­ala­jmëru­ar masa ndaj deputetëve që tejkalo­jnë nor­mat e debatit.“Mu drej­toni me etikë, zoti Berisha, mos tejkaloni etikën par­la­mentare.

Mos për­dorni epitete. Do t’i ndër­pres sa herë që të shkel­ni rreg­ul­loren dhe do të marr masa sipas rreg­ul­lores për të gjithë deputetët që abu­zo­jnë me fjalën”, u shpreh Peleshi.

Pas këtij debate, Peleshi i ndër­peu fjalën Berishës.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading