news

Zbulohen identitetet e tre të plagosurve në atentatin në Elbasan, autori ende në arrati

Janë zbu­lu­ar iden­titetet e tre per­son­ave të mbe­tur të plago­sur në aten­tatin me armë të ndod­hur mbrëm­jen e kësaj të hëne në lag­jen “Vull­ne­tari” në Elbasan.

Të plago­sur kanë mbe­tur Armand Tomor­ri­ca, 32 vjeç, Renal­do Mance, 31 vjeç dhe Bjor­gi Hox­ha, 19 vjeç, të cilët, sipas Poli­cisë, ndod­hen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas het­imeve para­prake, një per­son ende i paiden­ti­fikuar ka qël­lu­ar me pis­to­letë në drej­tim të tyre, ndër­sa ata ndod­heshin në verandën e një lokali.

Autori është larguar nga ven­di i ngjar­jes, pasi gjatë arratis­jes hod­hi armën e zjar­rit. Poli­cia ka rrethuar zonën dhe vijon kon­trol­let për kap­jen e tij, ndër­sa grupi het­i­mor po punon për zbard­hjen e plotë të aten­tatit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading