news

Zv/ministri i ekonomisë shpjegon forcimin e lekut: Ka shumë euro në treg, në 2025 më shumë valutë ka hyrë sesa…

Enkele­jd Mus­abel­liu, zv/Ministër i Ekonomisë dhe Ino­va­cionit, shp­je­goi pse, sipas tij, është for­cuar leku dhe është dobë­suar euro.

“Duhet të thek­so­jmë që kur flasim për poli­tikën mon­etare, flasim për një nga gjërat më të kom­p­likuara të ekonomisë, llog­a­r­itë për të cilën nuk bëhen as me laps me letër, as me gish­ta, po bëhen me mod­ele makroekonomike, ku kryqë­zo­hen një sërë fak­torësh të ekonomisë dhe ku shkencë­tarë të ekonomisë puno­jnë për të bërë pro­jek­sione nga njëra anë, por edhe për të llog­a­r­it­ur efek­tet nga ana tjetër. .

Duhet të kemi parasysh disa gjëra. E para dhe më e rëndë­sish­m­ja, në gjuhën ekonomike këto fak­torët të cilat cilë­so­hen si ele­men­tët krye­sorë që për­cak­to­jnë le të the­mi një mod­el makroekonomik quhen themele dhe këtu po flasim për infla­cionin, për nor­mën e papunë­sisë, për pagat, të cilat të gjitha kryqë­zo­hen në një mod­el për të parë se si po shkon ekono­mia e një ven­di. Rapor­ti i janarit të 2025‑s të FMN-së thotë dy gjëra shumë të rëndë­sishme në lid­hje me këtë debat.

E para, thotë që këto fak­torët themelorë kanë qenë fak­torët krye­sorë që kanë ndikuar luhat­jet e kur­sit të këm­bim­it lekë-euro në Shqipëri në masën 85 deri në 95% dhe vetëm një 5% i mund­shëm i kur­sit të këm­bim­it val­u­tor është ndikuar nga fak­torë të jashtëm, që nuk cilë­so­hen si fak­torët themelorë të ekonomisë.

Tani, të bëjmë një kra­hasim të 2015 me 2025, kjo ndosh­ta e bën edhe më të thjeshtë. Në 2015, 1 euro është këm­by­er me 139 lekë. Si çdo treg i cak­tu­ar që është në një ekuilibër të cak­tu­ar, edhe tregu i val­utës ka kërkesë dhe ka ofer­të.

Nga 2015 në 2025 kemi një rënie të euros kra­hasimisht me lekun prej 32.1%. Por, ndërko­hë, çfarë ka ndod­hur me fluksin e eurove që hyjnë në ekonom­inë tonë?Në vitin 2015 ne kemi patur një fluks të inves­timeve të hua­ja direk­te prej 890 mil­ionë eurosh. Kemi patur tur­istë të huaj që shpen­zonin në Shqipëri 1,35 mil­iardë euro dhe kemi patur dërge­sa të emi­grantëve në Shqipëri me vlerën e 599 mil­ionë euro, për një total që është 2,84 mil­iardë euro.

Pra, në vitin 2015, në ekonom­inë shqiptare kanë hyrë 2,84 mil­iardë euro. Ndër­sa, nëse vijmë në vitin 2025 shohim që fluk­si i inves­timeve të hua­ja është rrit­ur me 83.5%, duke arrit­ur në 1.63 mil­iardë euro. Bumi i tur­izmit ka bërë që shpen­zimet e viz­itorëve të huaj në Shqipëri të arri­jnë në 5,72 mil­iardë euro, duke u rrit­ur me 323% kra­ha­suar me vitin 2015.

Ndërko­hë që dërge­sat e emi­grantëve janë rrit­ur me 87%, duke arrit­ur në 1,12 mil­iardë euro. Pra, në total, në vitin 2025 në ekonom­inë shqiptare nga jashtë kufi­jve të Shqipërisë kanë hyrë 8,47 mil­iardë euro ose 203% më shumë sesa kra­ha­suar me 10 vjet më parë.Pra, euro dhe leku janë dy mall­ra që shkëm­be­hen me njëri-tjetrin. Nëse ka shumë euro, vlera e euros bie.

Nëse ka shumë gaze­tarë që janë në tre­gun e punës, paga e gaze­tarëve bie. Nëse ka pak gaze­tarë në tre­gun e punës, paga e tyre rritet. E njëj­ta gjë ka ndod­hur me euron. Nga anal­iza e ekon­o­mistëve të Bankës së Shqipërisë, nga anal­iza e FMN-së dhe e një sërë insti­tu­cionesh të tjera, ajo çka ka rezul­tu­ar është shumë e thjeshtë: në gjuhë makroekonomike nji­het si bilan­ci i page­save, pra defici­ti mes të hyrave dhe të dalave. Dhe ne, për herë të parë, në vitin 2025 kemi qenë në një sufiçit.

Pra, më shumë val­utë ka hyrë në Shqipëri sesa ka dalë. Pat­jetër që kjo ka for­cuar, le të the­mi, çmimin e lekut në ekono­mi dhe ka dobë­suar atë të euros”, tha Mus­abel­liu.

“Tani, për të shp­jeguar pse është mbiç­muar leku. Mbiçmi­mi më i madh i lekut ka qenë në peri­ud­hën 2023–2024, që përkon edhe me zhvil­lim­in më të madh të tur­izmit. Ndërko­hë që në 2024 dhe në vazhdim ne kemi një rënie ose një forcim të lekut me vetëm 2,8%. Çfarë ka shkak­tu­ar kjo?

Ka shkak­tu­ar që nga njëra anë defiçi­ti treg­tar, të ard­hu­rat nga treg­tia e mall­rave që dalin dhe që hyjnë në ekonom­inë tonë të reduk­to­het nga 2021 në 2025 nga 7,7% e pro­duk­tit të brend­shëm bru­to, në 0.7% të pro­duk­tit të brend­shëm bru­to. Ndërko­hë që defiçi­ti i llog­a­rive kor­rente, pra të paratë që hyjnë dhe paratë që dalin, është reduk­tu­ar nga 13.4% në 5.5%.

Kjo është kom­bin­uar edhe me një rënie të rriskut sa i për­ket inves­timeve finan­cia­re në Shqipëri. Besuesh­mëria e ekonomisë shqiptare është rrit­ur. “Rat­ing” i Stan­dard and Poors dhe i gjithë të tjerëve, të cilët e kanë rej­tu­ar le të the­mi borx­hin e Shqipërisë më lart kra­hasimisht me pesë apo 10 mil­ionë dhe kjo ka bërë që të shto­hen edhe depoz­i­tat në lekë, edhe kur­simet në lekë, edhe inves­timet në lekë, duke rrit­ur kërkesën për lekun, çka ka shkak­tu­ar dhe mbiçmimin e tij”, shtoi Mus­abel­liu.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading