news

2900 të helmuar nga uji në Gostivar, pompat ilegale në lumë dyshohen si shkaku i helmimit masiv, tre zyrtarë në pranga

2900 të hel­muar nga uji në Gos­ti­var, pom­pat ile­gale në lumë dyshohen si shkaku i helmim­it masiv, tre zyr­tarë në pran­ga

Vijon të rën­do­het bilan­ci i helmim­it masiv në Gos­ti­var, ku num­ri i të prekurve ka kalu­ar 2.900. Hetimet kanë zbu­lu­ar pom­pa të paligjshme që fut­nin ujë nga lumi Var­dar në rrjetin e ujës­jel­lësit, ndër­sa tre zyr­tarë janë arrestu­ar.

Autoritetet mba­jnë ende në fuqi ndal­im­in e për­dorim­it të ujit të pijshëm.

TXT Epi­demia e helmim­it në Gos­ti­var ka prekur mbi 2.900 per­sona, ndër­sa qin­dra qyte­tarë vazh­do­jnë t’u drej­to­hen çdo ditë spi­taleve me simp­toma gas­troin­testi­nale. Autoritetet dysho­jnë se epi­demia lid­het me ndot­jen e ujit të pijshëm.

Anal­izat lab­o­ra­torike kanë zbu­lu­ar se në rrjetin e ujës­jel­lësit niveli i bak­tereve ishte 48 herë mbi kufirin e lejuar.

Gjatë një kon­trol­li në fshatin Vër­tok u zbu­lua se në tuba­cionin krye­sor të ujës­jel­lësit ishin ven­do­sur në mënyrë të paligjshme pom­pa që injek­tonin drejt­për­drejt ujë nga lumi Var­dar në rrjetin e furnizim­it me ujë të pijshëm, çka kon­sidero­het shkaku i mund­shëm i kon­t­a­minim­it.

Epi­demi­olo­get vlerë­so­jnë se zbu­limet e fun­dit e për­for­co­jnë ndjeshëm hipotezën se epi­demia është shkak­tu­ar nga kon­t­a­min­i­mi mikro­bi­ologjik i ujit.

Ndërko­hë, ndal­i­mi i për­dorim­it të ujit të pijshëm në Gos­ti­var mbetet në fuqi.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qyte­tarëve të mos e për­dorin ujin e rrjetit as për pije dhe as për për­gatit­jen e ushqim­it deri në dal­jen e rezul­tat­eve për­fundimtare lab­o­ra­torike që do të kon­fir­mo­jnë se ai është i sig­urt.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading