news

AAPSK rriti me 31.7% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara

Agjen­cia e Admin­istrim­it të Pasurive të Sekuestru­ara dhe Kon­fiskuara (AAPSK) vijon të shëno­jë rezul­tate poz­i­tive në admin­istrim­in e aseteve të sekuestru­ara dhe të kon­fiskuara, duke rrit­ur ndjeshëm të ard­hu­rat e sig­u­ru­ara nga qirad­hë­nia e tyre.

Gjatë peri­ud­hës janar–qershor 2026, të ard­hu­rat nga qirad­hë­nia arritën në 131.5 mil­ionë lekë, kra­ha­suar me 99.8 mil­ionë lekë në të njëjtën peri­ud­hë të vitit 2025.

Kjo për­faqë­son një rrit­je prej 31.7 mil­ionë lekësh, ose 31.7% më shumë në raport me një vit më parë. Rrit­ja e të ard­hu­rave është rezul­tat i admin­istrim­it më efikas të porto­folit të pasurive, zgjerim­it të pasurive të dhë­na me qira, si dhe ndjek­jes së një poli­tike aktive për mak­simiz­imin e vlerës ekonomike të aseteve që admin­istro­hen nga Agjen­cia.

Gjatë gjashtë­mu­jorit të parë të vitit 2026, të ard­hu­rat mujore nga qirad­hë­nia kanë qenë vazhdimisht më të lar­ta se në të njëjtët muaj të vitit 2025, duke reflek­tu­ar një trend të qën­drueshëm rritës. Në mua­jin qer­shor, të ard­hu­rat arritën në rreth 22.9 mil­ionë lekë, kun­drejt 18.2 mil­ionë lekëve në qer­shor 2025.

Rrit­ja e vazh­dueshme e të ard­hu­rave nga qirad­hë­nia kon­fir­mon se admin­istri­mi aktiv i pasurive të sekuestru­ara dhe të kon­fiskuara është një instru­ment i rëndë­sishëm jo vetëm për rua­jt­jen e vlerës së tyre, por edhe për kri­jimin e të ard­hu­rave që mbësht­esin financimin e insti­tu­cion­eve ligjz­bat­uese dhe pro­jek­teve me interes pub­lik, sipas njof­tim­it zyr­tar.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading