news

Bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e Financës së Postës: Ajo dhe fëmijët kanë makina luksi, apartamente në Durrës e Tiranë

Një kallëz­im i ri penal i shto­het çësht­jes së abuzim­it me fondet e fil­ialit të Postës Shqiptare në Dur­rës.

Siç rapor­ton kor­re­spon­den­t­ja e Top Chan­nel Vali Qyrfyçi mar­r­ja e masës së sig­urisë “arrest në shtëpi” ndaj ish-she­fes së Financës së Postës Dur­rës, Val­bona Duni, duket se ka hapur një tjetër front hetimor.Dy ditë pasi Gjyka­ta ven­dosi masën e sig­urisë ndaj saj, bashkëshorti i ish-drej­tore­shës së Fil­ialit të Postës Dur­rës, Elis­a­be­ta Mataj, e cila ndod­het në masën “arrest në burg”, ka depoz­i­tu­ar një kallëz­im penal në Drej­tor­inë Ven­dore të Poli­cisë Dur­rës, duke ngrit­ur akuza të rën­da ndaj ish-she­fes së Financës Val­bona Duni. Mataj, Duni dhe P. Dana aku­zo­hen nga prokuro­r­ia, pas kallëzim­it të Postës Shqiptare, për vjed­hje duke shpër­doru­ar detyrën në bashkëpunim.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading