news

BE fut në “lupë” financat e Edi Ramës, eurodeputeti plas “bombën”, zbulon se kryeministri përdor familjen e tij për të çuar para jashtë shtetit

Bashki­mi Europi­an po mon­i­toron nga afër sit­u­atën në Shqipëri dhe para­lel­isht po ndjek edhe lëviz­jet finan­cia­re që, sipas eurode­putetit të grupit të Par­tisë Pop­ul­lore Europi­ane (EPP), Tomáš Zde­chovský, lid­hen me kryem­i­nistrin Edi Rama dhe famil­jen e tij.

Gjatë një inter­viste tele­vizive, eurode­puteti deklaroi se insti­tu­cionet europi­ane kanë një panoramë të qartë mbi zhvil­limet në Shqipëri dhe se kor­rup­sioni, munge­sa e trans­parencës zgjed­hore dhe keqpër­dori­mi i pushtetit janë çësht­je që po ndiqen me vëmend­je në Bruk­sel.

“Ne kemi një pasqyrë të qartë të sit­u­atës në Shqipëri. Nuk është e mundur të vazh­do­het kësh­tu. Kor­rup­sioni nuk do të jetë kur­rë pjesë e Bashkim­it Europi­an dhe zoti Rama duhet ta dijë se nëse keqpër­dor pushtetin në mënyrë jo demokratike, ai nuk do të bëhet kur­rë pjesë e BE-së”, u shpreh eurode­puteti.

Sipas tij, nëse nuk garan­to­hen zgjed­hje trans­par­ente dhe nuk adreso­hen shqetësimet e ngrit­u­ra nga part­nerët ndërkom­bë­tarë, kjo do të ketë paso­ja për kryem­i­nistrin dhe famil­jen e tij. “Është e nevo­jshme të ushtro­het pre­sion.

Nga Bashki­mi Europi­an mund të jeni të sig­urt se sit­u­a­ta në Shqipëri po mon­i­toro­het dhe qën­dri­mi ynë është abso­lutisht i qartë. Nëse zoti Rama nuk për­gatit zgjed­hje trans­par­ente, do të ketë paso­ja, veçanër­isht për të dhe famil­jen e tij”, tha Zde­chovský. Zde­chovský shkoi edhe më tej në deklaratat e tij, duke pre­tend­uar se Edi Rama për­dor famil­jarët për të trans­fer­u­ar para jashtë Shqipërisë. Ai tha se këto lëviz­je finan­cia­re janë duke u ndjekur dhe se autoritetet europi­ane po mon­i­toro­jnë rrjed­hën e par­ave. “Ne kemi vënë re se ai për­dor famil­jen e tij për të çuar para jashtë shtetit. Ne po ndjekim paratë. Është një mesazh i qartë dhe ai do ta kup­to­jë shumë mirë”, deklaroi Zde­chovský.

Hetimet edhe në SHBA

Nga ana tjetër, telashet për kryem­i­nistrin Rama për pastrim­in e par­ave nuk janë vetëm nga BE. Gaze­tari Robert Papa ka deklaru­ar për gazetën “SOT” se SPAK ka pasur akses në SHBA në dos­je që vërte­to­jnë lëviz­je finan­cia­re drejt “para­jsave fiskale” nga ana e famil­jarëve biologjikë dhe bashkëpunë­torëve par­ti­akë të kryem­i­nistrit Edi Rama. Këto trans­fer­ta, sipas gaze­tar­it, kanë qenë nën mon­i­torim­in e agjen­cive ligjz­bat­uese amerikane që prej vitit 2019. 

Kuj­to­jmë se gaze­ta “SOT” pub­likoi disa ditë më parë deta­je nga deklari­mi më i fun­dit i pasurisë pranë Inspek­toratit të Lartë të Deklarim­it dhe Kon­trol­lit të Pasurive dhe Kon­flik­tit të Intere­save mbi të ard­hu­rat dhe lëviz­jet finan­cia­re të famil­jes së kryem­i­nistrit gjatë vitit 2025.

Sipas të dhë­nave zyrtare, kreu i qev­erisë ka për­fi­tu­ar mbi 14.3 mil­ionë lekë të ard­hu­ra neto përg­jatë vitit. Nga kjo shumë, 3,402,084 lekë buro­jnë nga paga si kryem­i­nistër për peri­ud­hën janar–dhjetor, ndër­sa pje­sa më e mad­he, rreth 10.9 mil­ionë lekë, është deklaru­ar në kat­e­gor­inë “të ard­hu­ra të tjera”. Kjo kat­e­gori nuk shoqëro­het me një për­shkrim të deta­juar në ekstrak­tin pub­lik, por lid­het me aktivitetet jashtë funk­sion­it zyr­tar.

Duke qenë se Edi Rama nji­het edhe për angazhimin e tij në art dhe ekspozi­ta ndërkom­bëtare, këto të ard­hu­ra men­do­het të jenë gjeneru­ar nga veprim­taria artis­tike. Gjatë vitit, ai ka shtu­ar edhe një llog­a­ri bankare me vlerë 349,544 lekë, e kri­juar nga të ard­hu­rat nga paga.

Inves­timet dhe të ard­hu­rat

Bashkëshort­ja e kryem­i­nistrit, Lin­da Rama, ka rapor­tu­ar një rrit­je të kon­siderueshme në vlerën e një pasurie të palu­a­jt­shme në pronësi të saj. Sipas deklarim­it, bëhet fjalë për një sipër­faqe prej 118 metrash katrorë, vlera e së cilës është rrit­ur me 19,296,477 lekë, me burim të deklaru­ar të ard­hu­rat.

Gjatë vitit 2025, ajo ka real­izuar të ard­hu­ra neto në vlerën 6,699,149 lekë nga punësi­mi, aktivitetet pro­fe­sion­ale dhe të ard­hu­rat nga qirad­hë­nia. Në të njëjtën kohë, evi­den­to­het një ulje e gjend­jes cash me 10 mijë lekë, si dhe pakësim i një llog­a­rie bankare me 1,964,873 lekë. Sa i për­ket detyrimeve finan­cia­re, Lin­da Rama ka mar­rë një kre­di të re bankare prej 5 mil­ionë lekësh, me afat shly­er­je­je deri në vitin 2035.

Në fund të vitit 2025, detyri­mi i mbe­tur nga kjo kre­di është 4.74 mil­ionë lekë. Gjithash­tu, ajo ka vijuar shly­er­jen e një kredie ekzistuese në euro, duke paguar gjatë vitit 23,223 euro, ndër­sa detyri­mi i mbe­tur rezul­ton 173,766 euro.

Deklari­mi famil­jar përf­shin edhe të dhë­na mbi pasur­inë e djalit të çiftit Rama. Sipas doku­menteve, ai ka ulur gjend­jen cash me 2,500 euro, ndër­sa ka shtu­ar një depoz­itë bankare me 8,297 euro, të kri­juar nga të ard­hu­rat personale.Gjithashtu, evi­den­to­het një pakësim i fondeve të inves­tim­it me 16,445 euro. Ndërko­hë, të ard­hu­rat neto të real­izuara prej tij gjatë vitit 2025 arri­jnë në 1,083,258 lekë. Të dhë­nat tre­go­jnë se famil­ja Rama ka pasur një vit me lëviz­je të ndjeshme në të ard­hu­ra, inves­time dhe detyrime finan­cia­re.

Pje­sa më e mad­he e të ard­hu­rave të kryem­i­nistrit mbetet e kat­e­go­rizuar si “të ard­hu­ra të tjera”, pa një speci­fikim të deta­juar në doku­mentin pub­lik. Në tërësi, deklari­mi pasuror reflek­ton një struk­turë të diver­si­fikuar të të ard­hu­rave dhe angazhimeve finan­cia­re, duke përf­shirë paga, aktivitete pro­fe­sion­ale, inves­time në prona dhe detyrime bankare afat­g­ja­ta.

Midis vitit 2013 dhe vitit 2023, pasuria e famil­jes Rama, e qarkul­lu­ar në asete dhe llog­a­ri bankare, për­l­log­a­ritet për të gjitha vitet së bashku të ketë arrit­ur shifrën e 2.5 mil­ionë eurove. Pra, vetëm bren­da 10 viteve të fun­dit, Edi Rama ka pasur një qarkul­lim prej 2.5 mil­ionë eurosh, apo rreth dyfish më shumë se pasuria e deklaru­ar në vitin 2013. Viti më i rëndë­sishëm finan­ciar për famil­jen Rama, është 2023, ku qarkul­li­mi finan­ciar në asete dhe llog­a­ri bankare, kap shifrën totale e rreth 680 mijë euro. Zëri krye­sor i pasurisë së famil­jes kryem­i­nistrore për vitin 2023, është bler­ja e një aparta­men­ti nga Lin­da Rama.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading