news

Burgim i përjetshëm për ‘El Mayo’! Bosi i Kartelit të Sinaloas kërkon falje në gjykatë: Brezat e rinj të mos ndjekin rrugën time

Ismael “El Mayo” Zam­ba­da, një nga fig­u­rat më të njo­hu­ra dhe më të fuqishme të botës së trafikut të drogës në Mek­sikë, është dënuar me burgim të për­jet­shëm nga një gjykatë fed­erale në Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë fund kar­ri­erës krim­i­nale të njërit prej themeluesve të Kartelit të Sinaloas.

76-vjeçari, i cili ngri­ti kartelin së bashku me Joaquín “El Chapo” Guzmán, u paraqit para gjykatës në Brook­lyn, ku kërkoi fal­je për veprimet e tij. Përveç burgim­it të për­jet­shëm, gjyka­ta urd­hëroi që ai të pagua­jë edhe 15 mil­iardë dol­larë, shumë që autoritetet amerikane e kon­sidero­jnë si fitim të për­fi­tu­ar nga aktiviteti i tij krim­i­nal.

Arres­ti­mi i Zam­badas në vitin 2024 u kon­siderua një nga opera­cionet më të bujshme kundër karteleve. Sipas autoriteteve, ai u mashtrua nga Joaquín Guzmán López, djali i El Cha­pos, i cili e bin­di se po udhë­tonin drejt veri­ut të Mek­sikës për të inspek­tu­ar pista ajrore sekrete.

Në vend të kësaj, avioni u ul në Tek­sas, ku Zam­ba­da u arrestua nga autoritetet amerikane.Më pas ai pra­noi fajës­inë për akuza që lid­hen me trafikun e drogës dhe kom­plotin krim­i­nal, në këm­bim të heq­jes dorë nga kërke­sa për dën­im me vdek­je. Mar­rëvesh­ja e pra­nim­it të fajë­sisë parashikonte si dën­im të detyrueshëm burgimin e për­jet­shëm.

Gjatë seancës, Zam­ba­da foli në span­jisht përmes një përk­thye­si, duke shpre­hur pen­desë për paso­jat e veprimeve të tij.“Me vjen keq për dëmin që kam shkak­tu­ar dhe për shem­bullin që kam dhënë”, tha ai, ndër­sa u bëri thirrje të rin­jve të mos ndjekin rrugën e krim­it.

Ai shtoi se dhu­na duhet të mar­rë fund, pasi sipas tij ajo shkatër­ron famil­je dhe u merr jetën mijëra njerëzve. Depar­ta­men­ti amerikan i Drejtë­sisë deklaroi se shu­ma prej 15 mil­iardë dol­larësh për­faqë­son fitimet e sig­u­ru­ara nga rrjeti i trafikut të drogës gjatë peri­ud­hës kur Zam­ba­da ishte në krye të orga­ni­za­tës krim­i­nale.

Ndërko­hë, Joaquín Guzmán López, i arrestu­ar gjithash­tu në kor­rik 2024, është deklaru­ar faj­tor për akuza të lid­hu­ra me trafikun e drogës, por ende pret vendimin për­fundim­tar të gjykatës. Në mar­rëvesh­jen me prokurorët, Zam­ba­da pra­noi zyr­tar­isht se kishte një rol kyç në ndër­timin e rrjetit të Kartelit të Sinaloas, i cili për deka­da dër­goi sasi të mëd­ha kokaine dhe dro­gash të tjera drejt tregut amerikan.

Një nga çësht­jet që mbetet e hapur është ven­di ku ai do të vua­jë dën­imin. Përmes avokatëve, Zam­ba­da ka kërkuar të trans­fer­o­het në një struk­turë spi­talore bren­da sis­temit pen­i­ten­ciar, duke argu­men­tu­ar se gjend­ja e tij shën­de­të­sore dhe mosha e avan­cuar kërko­jnë kujdes të vazh­dueshëm mjekë­sor.

Pas arres­tim­it të tij, Karteli i Sinaloas është përf­shirë në një kon­flikt të ash­për të brend­shëm mes frak­sion­eve rivale. Për­plas­jet kanë shkak­tu­ar qin­dra vik­ti­ma dhe per­sona të zhdukur, duke përke­që­suar sit­u­atën e sig­urisë në shtetin mek­sikan të Sinaloas. Megjithatë, anal­istët vlerë­so­jnë se dën­i­mi i “El Mayos” nuk pritet të ndrysho­jë ndjeshëm aktivitetin e kartelit apo trafikun e drogës drejt SHBA-ve.

Orga­ni­zatat krim­i­nale kanë treguar se për­sh­tat­en shpe­jt me ndryshimet në drej­tim, ndër­sa figu­ra të reja mar­rin vendin e lid­erëve të arrestu­ar ose të dënuar. Edhe “El Chapo” Guzmán, ish-part­neri i Zam­badas, po vuan aktu­al­isht dën­imin me burgim të për­jet­shëm në Shtetet e Bashkuara.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading