news

“Dyfisho Sipërmarrjen”, Rama: Kredi të buta deri në 2 milionë euro për bizneset, e keni derën e hapur

Kryem­i­nistri Edi Rama e nisi ditën me një bashkëbised­im në rrjetet sociale, ku u ndal te pro­gra­mi “Dyfisho Sipër­mar­rjen”, duke u bërë thirrje qyte­tarëve dhe biz­ne­seve që duan të investo­jnë të apliko­jnë për të për­fi­tu­ar mbështet­je finan­cia­re.

Rama tha se pro­gra­mi syn­on të ndih­mo­jë sipër­mar­rjet të zgjero­jnë aktivitetin e tyre, përmes kre­dive të buta që finan­co­hen nga shteti shqip­tar.

“Dyfisho Sipër­mar­rjen është një super pro­gram.

Të gjithë ata që duan të investo­jnë e kanë derën e hapur, sepse do të finan­co­hen me kre­di të buta deri në 2 mil­ionë euro nga shteti shqip­tar,” u shpreh kreu i qev­erisë.

Ai sqaroi se të intere­suar­it mund t’u drej­to­hen bankave të nivelit të dytë për të mar­rë infor­ma­cion mbi pro­ce­du­rat dhe mundësitë e financim­it, ndër­sa deta­je të mëte­jshme mund të gjen­den edhe në faqen zyrtare të Min­istrisë së Ekonomisë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading