news

Dyshohet se kërcënoi një drejtoreshë të Tatimeve, bashkëshorti i deputetes Spiropali vihet në hetim në gjendje të lirë

Bashkëshorti i deputetes Elisa Spiropali, Salarjon Totaj, është mar­rë në het­im në gjend­je të lirë nga Poli­cia e Tiranës për veprën penale të kanos­jes për shkak të detyrës.

Totaj, përmes celu­lar­it ka kanosur dhe kër­cënuar një drej­tore­shë sek­tori në Drej­tor­inë e Përgjithshme të Tatimeve.

Inci­den­ti ka ndod­hur pas një kon­trol­li që Tatimet kanë krye në një biznes të një famil­jari të Tota­jt.

Mëso­het se kanos­ja është bërë përmes celu­lar­it, me mesazhe.

Burime bëjnë me dije se mes rresh­tave Totaj i ka shkru­ar drej­tore­shës së sek­torit të Tatimet që “nuk do t’ia har­ronte deri sa të vdiste” dhe se “do ta vriste”.

Men­jëherë pas mesazheve kër­cënuese i është drej­tu­ar poli­cisë me denoncim.

Salarjon Totaj është thirrur në Drej­tor­inë Ven­dore të Poli­cisë së Tiranës për rreth 2 orë këtë të martë dhe është për­bal­lur me denoncimin dhe mesazhet kër­cënuese, të cilat i ka pran­uar se i ka shkru­ar vetë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading