news

Gjykata e gjobiti me 50 miijë  lekë për shkak të mungesës/ Reagon Plarent Ndreca:U cenua e drejta për mbrojtje të pavarur

Avokati i krye­bashki­akut të Tiranës, Eri­on Veli­aj, Plar­ent Ndreca, ka reaguar pasi u gjo­bit nga gjyka­ta për mungesë në një seancë gjyqë­sore, duke e cilë­suar vendimin të pajus­ti­fikuar dhe duke sqaru­ar se munge­sa e tij ishte për shkak të një kon­flik­ti objek­tiv oraresh.

Përmes një reag­i­mi pub­lik, Ndreca tha se kishte njof­tu­ar zyr­tar­isht gjykatën në orën 09:00 se në të njëjtën kohë ishte i angazhuar në një pro­ces civ­il që zgjat prej pesë vitesh dhe ishte cak­tu­ar shumë më herët se sean­ca penale.

Sipas tij, kërke­sa për shtyr­jen e seancës ishte shoqëru­ar edhe me doku­menta­cionin përkatës.“Askush nuk mund të jetë fizik­isht në dy gjyka­ta në të njëjtën kohë. Kjo është një pamundësi objek­tive”, shpre­het ai.Ndreca pre­tendon se arsye­ja e dhënë për gjo­bit­jen ishte se ai duhej ta kishte njof­tu­ar kon­flik­tin e orareve që në seancën e kalu­ar.

Megjithatë, sipas tij, data dhe ora e seancës ishin cak­tu­ar nga gjyka­ta pa u kon­sul­tu­ar me mbro­jtësit për angazhimet e tyre të tjera profesionale.Avokati thek­son se kjo nuk është hera e parë që kri­tikon pub­lik­isht mënyrën se si po zhvil­lo­het pro­ce­si ndaj Veli­a­jt dhe shpreh dyshimin se masa disi­plinore mund të jetë një reag­im ndaj qën­drimeve të tij. Ai shton se nuk do të tërhiqet nga mbro­jt­ja e kli­en­tit të tij, pavarë­sisht gjobave apo masave të tjera.

Ndreca njofton gjithash­tu se do t’i drej­to­het Dhomës Kom­bëtare të Avokatisë, duke argu­men­tu­ar se gjo­bit­ja e një avokati gjatë ushtrim­it të detyrës për­bën një prece­dent që cenon pavarës­inë e pro­fe­sion­it dhe të drejtën për një mbro­jt­je efek­tive.

Ai par­ala­jmëron se ekipi mbro­jtës do t’i drej­to­het edhe Gjykatës Evropi­ane të të Drej­tave të Njeri­ut, duke pre­tend­uar se gjatë pro­ce­sit janë evi­den­tu­ar shkel­je të stan­dard­eve kushtetuese dhe evropi­ane të drejtë­sisë.

Në për­fundim të reagim­it të tij, Ndreca thek­son se “pa avokatë të lirë nuk ka mbro­jt­je efek­tive, pa mbro­jt­je efek­tive nuk ka pro­ces të rreg­ullt dhe pa pro­ces të rreg­ullt nuk ka shtet të së drejtës”.Reagimi i plotë:


Sot disa media, që prej kohësh kanë hequr dorë nga objek­tiviteti dhe janë rresh­tu­ar hapur në krah të akuzës kundër Eri­on Veli­a­jt, nxi­tu­an të pub­liko­jnë lajmin se unë jam gjo­bitur nga gjyka­ta për mungesë në seancë. Natyr­isht, har­ru­an të tre­go­jnë arsyen e mungesës.

Ja e vërte­ta.
Sot, në orën 09:00, me shkresë zyrtare njofto­va gjykatën se në të njëjtën orë (orën 10 a.m.) isha në një pro­ces civ­il, që vijon prej pesë vitesh dhe ishte cak­tu­ar shumë kohë për­para seancës penale. Bashkëlid­ha provat dhe kërko­va shtyr­jen e seancës. Askush nuk mund të jetë fizik­isht në dy gjyka­ta në të njëjtën kohë. Kjo është një pamundësi objek­tive, për gjykatën penale jo.

Sipas kolegëve të pran­ishëm në sal­lë, arsye­ja e gjobës ishte “se unë duhej ta kisha njof­tu­ar këtë kon­flikt që në seancën e kalu­ar”. Ndërko­hë seancën e kalu­ar gjyka­ta ven­dosi datën dhe orën pa pyetur asnjë avokat. Nuk u intere­sua nëse mbro­jtësit kishin angazhime të tjera, por sot gjo­bit një prej tyre sepse nuk e pas­ka njof­tu­ar për një kon­flikt oraresh, që ajo vetë nuk u intere­sua kur­rë as ta pyeste, as ta ver­i­fikonte.

Nuk është hera e parë dhe me shumë gjasë nuk do të jetë as e fun­dit, që kam kri­tikuar pub­lik­isht mënyrën se si po zhvil­lo­het ky pro­ces. Shpre­soj sin­qer­isht që kjo gjobë të mos jetë një reag­im ndaj këtyre qën­drimeve. Por nëse dikush beson se me një gjobë, me disa gjo­ba, me pro­ced­ime admin­is­tra­tive apo edhe penale mund të më bëjë të hes­ht, gabon. Kush më njeh, e di se nuk jam nga ata që zgjedh rehat­inë në kur­riz të padrejtë­sisë dhe është shumë vonë të fil­loj ta bëj tani.

Po bëhet e qartë çdo ditë e më shumë se në këtë pro­ces edhe pse ako­ma në fil­lim, shumë nga argu­mentet tona, të refuzuara fil­lim­isht, janë pran­uar nga gjyka­ta më të lar­ta. Të njëjtin fat do kenë edhe shkel­je të tjera për­para Gjykatës Evropi­ane të të Drej­tave të Njeri­ut, e cila shumë shpe­jt do të vihet zyr­tar­isht në lëviz­je me kërkesën tonë. Kauza nuk është thjesht të fito­jmë një pro­ces, por nëpër­m­jet tij të ndër­to­jmë stan­darde më të mira kushtetuese dhe evropi­ane të drejtësisë.Pikërisht për këto stan­darte do t’i drej­to­hem edhe Dhomës Kom­bëtare të Avokatisë. Gjo­bit­ja e një avokati në krye të detyrës së tij nuk është një prob­lem indi­vid­ual, por një prece­dent që prek lir­inë dhe pavarës­inë e pro­fe­sion­it të avokatit.

Nëse një gjykatë pre­tendon të dik­to­jë mënyrën se si një avokat orga­ni­zon veprim­tar­inë e tij pro­fe­sion­ale dhe e ndëshkon kur ajo nuk për­pu­thet me rit­min që gjyka­ta imponon njëan­sh­mër­isht, atëherë nuk vihet në disku­tim vetëm liria e avokatit, por vetë e drej­ta për një mbro­jt­je të pavarur.

Unë besoj në një drejtësi që pra­non kon­dradik­toritetin, debatin, bashkëpunimin, mirëkup­ti­min insti­tu­cional dhe e kon­sideron mbro­jt­jen një garan­ci kushtetuese, jo një pengesë pro­ce­du­rale.
Ndaj, as kjo gjobë dhe as ndon­jë masë tjetër nuk do të më largo­jë nga kjo rrugë.

Pa avokatë të lirë nuk ka mbro­jt­je efek­tive, pa mbro­jt­je efek­tive nuk ka pro­ces të rreg­ullt dhe pa pro­ces të rreg­ullt nuk ka shtet të së drejtës.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading