news

Grupi parlamentar i PS-së mblidhet të premten nën drejtimin e Ramës, zbardhet axhenda e takimit

Grupi par­la­men­tar i Par­tisë Social­iste zhvil­lon këtë të premte më 24 kor­rik një mbled­hje të zgjeru­ar nën drej­timin e kryem­i­nistrit Edi Rama.

Sipas axhendës të sig­u­ru­ar nga medi­at mbled­h­ja nis në orën 09:30 me fjalën hapëse të kryetar­it të Kuven­dit, Niko Peleshi, i cili do të paraqesë bilancin e drej­tim­it të Kuven­dit, përf­shirë fut­jen e teknologjisë dhe per­spek­tivën e god­inës së re të Par­la­men­tit.

Më pas, Taulant Bal­la do të prezan­to­jë bilancin e drej­tim­it të grupit par­la­men­tar dhe aktiviz­imin e deputetëve.

Për secilën prej këtyre disku­timet janë parashikuar të zgjasin jo më shumë se dy min­u­ta për secilin folës.

Taki­mi do të mbyl­let me fjalën përm­byl­lëse të kryem­i­nistrit Edi Rama për vitin e parë të man­datit të katërt.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading