news

Ilir Meta kërkoi hetim për kallëzimin ndaj punonjësve të paraburgimit 313, Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e tij

Sot në Gjykatën e Tiranës u rrëzua kërke­sa e ish-pres­i­den­tit Ilir Meta, i cili kundër­sh­toi mos­fil­lim­in e het­imeve nga ana e prokuror­isë.

Meta është ankuar në gjykatë, së cilës i kërkoi që të dety­ro­jë akuzën e krye­qytetit të het­o­jë çësht­jen e kallëzuar prej tij, por kjo kërkesë u rrëzua pas shqyr­tim­it nga trupi gjyqë­sor.

“Gjyka­ta e Shkallës së Parë të Juridik­sion­it të Përgjithshëm Tiranë, pasi zhvil­loi seancën gjyqë­sore në Dhomë Këshilli­mi (pa pran­inë e palëve), për shqyr­timin e kërkesës së paraqi­tur nga Kërkue­si Ilir Metaj me objekt : “Ankim kundër vendim­it të prokuror­isë së datës 21.01.2026 “Për mos­fil­lim­in e kallëzim­it penal numër 272 datë 15.01.2026”: V E N D O S I :

Rrëz­imin e kërkesës së kërkue­sit Ilir Metaj me objekt “Ankim kundër vendim­it të prokuror­isë së datës 21.01.2026 “Për mos­fil­lim­in e kallëzim­it penal numër 272 datë 15.01.2026”, si të pabazuar në pro­va dhe në ligj”, thuhet në njof­timin e tyre.

Meta ka denon­cuar punon­jës të paraburgim­it 313 për shkel­je të të drej­tave të tij për të komu­nikuar nga bur­gu, duke pre­tend­uar se poli­cia e 313 ka shpër­doru­ar detyrën, edhe për mënyrën se si ai është tra­j­tu­ar në këtë insti­tu­cion.

Akuza, siç rapor­toi gaze­tar­ja e Top Chan­nel, Ani­la Hox­ha, e mos­fil­loi çësht­jen me argu­mentin se nuk ka vepër penale, por, siç rezul­ton, ish-pres­i­den­ti është i bindur se denonci­mi duhet të het­o­het deri në fund. Për këtë arsye, ai i është drej­tu­ar me ankesë dhomës penale.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading