news

Individët janë klientët më cilësorë të sektorit bankar, kreditë me probleme ranë në 2.6%

Seg­men­ti i indi­vidëve rua­jti nivelin më të ulët të kre­dive edhe vitin e kalu­ar. Sipas të dhë­nave të bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2025 rapor­ti i kre­dive me prob­leme në porto­folin e klien­tëve indi­vidë ishte në nivelin 2.6%, në rënie të mëte­jshme nga niveli prej 2.9% i një viti më parë. Klien­tët biznes vazh­do­jnë të kenë nivele më të lar­ta të kre­dive me prob­leme, por gjatë vitit të kalu­ar për­mirësi­mi në këtë seg­men­ti ishte më i lartë. Rapor­ti i kre­dive me prob­leme për biz­ne­set zbri­ti në 4.7%, nga 5.2% që kishte qenë një vit më parë.

Seg­men­ti i indi­vidëve ka pasur his­torik­isht një raport të kre­dive me prob­leme më të ulët kra­ha­suar me biz­ne­set, sepse ekspozimet janë më të vogla dhe rreziku i kre­disë është më i shpërn­darë. Gjithash­tu, duke qenë se pje­sa më e mad­he e porto­folit kon­sis­ton në kre­di për bler­jen e bane­save, angazhi­mi i hua­mar­rësve ndaj shly­er­jes së detyrimeve në përgjithësi është i madh. Pavarë­sisht rrit­jes së shpe­jtë të kred­itim­it në seg­mentin për indi­vidë në vitet e fun­dit, cilësia e porto­folit të kre­disë vazh­don të për­mirë­so­het.

Megjithatë, Ban­ka e Shqipërisë ka shpre­hur shqetësimin e saj lid­hur me rrit­jen e shpe­jtë të huad­hënies, sido­mos në seg­mentin e pasurive të palu­a­jt­shme.

Duke fil­lu­ar nga mesi i vitit të kalu­ar, Ban­ka e Shqipërisë nisi të apliko­jë kufiz­ime për stan­dard­et e kre­did­hënies së re për bler­jen e bane­save, duke u për­p­jekur të freno­jë rrit­jen e huasë në seg­mentin e indi­vidëve.

Rapor­ti tavan i kre­disë ndaj vlerës në mon­ed­hën Lekë është ven­do­sur 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë, ndër­sa në val­utë të huaj kufiri i lejuar është 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë. Ndër­sa rapor­ti i shër­bim­it të borx­hit ndaj të ard­hu­rave për kred­itë në Lekë është në nivelin 40% për shtëpinë e parë dhe 35% për shtëpinë e dytë.

Në val­utë të huaj, niveli tavan është 35% për shtëpinë e parë dhe 30% për shtëpinë e dytë. Deri në fund të vitit të kalu­ar efek­tet e këtyre masave ishin të dobë­ta, por në pjesën e parë të këtij viti kre­dia për bler­je bane­sash nga indi­vidët është ngadalë­suar.

Për sa i për­ket ndar­jes së kre­dive me prob­leme sipas mon­ed­hës, raporte më të ulë­ta vazh­do­jnë të regjistro­hen te kre­dia në val­utë të huaj. Tregue­si i kre­dive me prob­leme në val­utë vitin e kalu­ar pësoi një rënie me 0.6 pikë përqind­je, duke arrit­ur në nivelin 2.8%.

Gjithash­tu, edhe tregue­si i kre­dive në Lek pësoi një rënie, por më të lehtë, me 0.2 pikë përqind­je, duke arrit­ur në nivelin 4.6% në fund të vitit 2025.

Sipas të dhë­nave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit të kalu­ar rapor­ti i përgjithshëm i kre­dive me prob­leme zbri­ti në 3.8%, nga 4.17% që kishte qenë një vit më parë. Kjo ishte hera e parë në afër­sisht 18 vjet që rapor­ti i kre­dive me prob­leme bie poshtë nivelit të 4%. Rapor­ti i kre­dive ka arrit­ur nivelin më të ulët që prej janarit të vitit 2008.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading