news

Inspektorët me kamera në trup, Sula: Çdo kontroll në terren do të regjistrohet, minimizohen abuzimet dhe favorizimet!

Çdo kon­troll i kry­er nga inspek­torët pritet të regjistro­het me kam­era trupi. Bren­da 8 deri në 9 mua­jve të ardhshëm, të gjithë inspek­torët në rang kom­bë­tar do të pajisen me kam­era intelig­jente, një masë që syn­on të rrisë trans­parencën dhe të kufi­zo­jë abuzimet në ter­ren.

Njof­timin e bëri kreu i Inspek­toratit, Dash­nor Sula, gjatë një aktiviteti në Gjirokastër. Sipas tij, pajis­ja me kam­era është pjesë e refor­mës që po zba­to­het në sis­temin e inspek­timeve dhe do të shoqëro­het me digji­tal­iz­imin e plotë të pro­ce­sit.

Sula tha se kom­bin­i­mi i kam­er­ave të trupit me sis­temin e ri digji­tal do të ndih­mo­jë në min­i­miz­imin e favoriz­imeve, shkel­jeve dhe rasteve të kor­rup­sion­it nga ana e inspek­torëve, duke e bërë çdo kon­troll të ver­i­fikueshëm.

Ai u bëri thirrje edhe qyte­tarëve të për­dorin plat­for­mën sigurt.gov.al për të rapor­tu­ar çdo rast abuz­i­mi apo shkel­je­je që hasin gjatë mar­rjes së shër­bimeve.

Sipas Sulës, plat­for­ma garan­ton anon­i­matin e denon­cuesve, ndër­sa infor­ma­cionet e mar­ra do të për­doren për iden­ti­fikimin dhe ndëshkimin e rasteve të paligjsh­mërisë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading