news

“Ka ndonjë që shan këtu? Se na marrin mësysh pastaj”/ Banori i Thethit- Ramës: Jam zhytur me 100 milionë lekë gjobë dhe kredi

Pake­ta e Maleve ishte në fokus të bashkëbisedim­it që Kryem­i­nistri Edi Rama zhvil­loi me banorët e Thethit, ku u disku­tu­an prob­lematikat që lid­hen me legal­iz­imin e ndër­timeve, lejet për inves­time dhe mbështet­jen finan­cia­re për zhvil­lim­in e tur­izmit mal­or. Gjatë takim­it, Rama u ndal te lehtësitë që ofron pake­ta e re, ndër­sa iu përgjigj edhe shqetësimeve konkrete të banorëve për gjo­bat, kred­itë dhe vone­sat në pro­ce­du­rat admin­is­tra­tive.

Rama: “Ka një faqe digji­tale për paketën e maleve, do të pasuro­het edhe me infor­ma­cionet dhe pro­jek­tet. Do të jetë aty një adresë direk­te për tu intere­suar tek insti­tu­cionet përkatëse për gjithë prob­lematikat që shfaqen rrugës. Unë dua të pyes nëse ka ndon­jëri pyet­je të tjera, nëse ka ndon­jë tjetër të tri­tolit që do me më fut ndon­jë sharë.

Se në këtë jetën që po jeto­jmë tani nuk rri­het pa të shara. Mua më sha­jnë gjithë ditën, s’më ka mar­rë malli, por s’ka prob­lem. Kësh­tu që kush ka pyet­je le ta mar­rë fjalën, edhe nëse do që të më fusë ndon­jë të sharë… Se na mar­rin mësysh pas­taj. Më ke sharë vjet dhe të ka ard­hur në majë të hundës? Po mirë, të pak­tën ata që të sha­jnë, vjen një moment që të sha­jnë prapë”.

Banori 1: “Vjet më zuri rreziku në lid­hje me shtëpinë që kam ndër­tu­ar. Ju thatë se janë plotë­suar kushtet për energjinë, rrugën dhe ujin, por më është vënë 100 mil­ionë lekë gjobë dhe 100 mil­ionë lekë kre­di. Tani kam një bujt­inë me 16 dhoma. Vjet më është prishur një tjetër god­inë, që doja ta zhvil­lo­ja”.

Rama: “Ne kemi hapur edhe pro­gramin ‘Dyfisho Sipër­mar­rjen’. Ti nëse do që të zhvil­losh pronën, duhet të ndjekësh ‘Paketën e Maleve’.

Që të jesh në gjend­je të lash edhe kred­itë, ti do të aplikosh në pro­gramin për sipër­mar­rjen, që të jep kre­di me interes të ulët. Do të jemi në dis­pozi­cionin tënd, edhe unë per­son­al­isht. Ti ke bërë një gabim, por vazh­don të punosh, të për­piqesh dhe mbështet­jen do e kesh mak­si­male”.

Banori 2: “Kam bërë aplikim në e‑albania për një pro­jekt që dua ta zhvil­loj bashkë me gru­an. Jetoj prej shumë vitesh në Angli, por dua të kthe­hem. Pro­jek­tin e ka edhe bashkia.

Nus­ja më ka dhënë vetëm 3 muaj kohë. Nëse nuk e marr lejen për kaq kohë, do të qën­dro­jmë atje”.

Rama: “Muha­beti është se fajin e ka Beneti”.

Beci: “Zotëria ka një prob­lem të vogël me një doku­ment në Kadastër. I kemi cak­tu­ar takimin me drej­torëshën e Kadas­trës”.

Rama: “Do të duhet të shfry­të­zosh Paketën e Maleve. Atje në Angli, të lë njeri të ndër­tosh pa leje ty?

Banori 2: Nuk ka shans.

Rama: Pran­daj, mund t’ia lësh në dorë edhe gruas të bashkëpuno­jë me këto zon­jat dhe nëse ndiqni siç duhet pro­ce­du­rat, bren­da 3 mua­jsh do të keni letrat në dorë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading