news

Kanosje ndaj punonjëses së Tatimeve/ Bashkëshorti i Elisa Spiropalit merret në pyetje për dy orë, hetimi lidhet me….

Salarjon Totaj, bashkëshorti i min­istres Elisa Spiropali, është vënë nën het­im nga Poli­cia e Tiranës pasi ka kanosur me mesazhe një punon­jëse të Drej­torisë Tati­more.

Gjatë dësh­misë së tij, ai ka pran­uar se ka komu­nikuar përmes mesazheve me punon­jësen e Tatimeve, ndër­sa autoritetet po ver­i­fiko­jnë përm­ba­jt­jen e këtyre komu­nikimeve dhe rrethanat e ngjar­jes.

Çësht­ja lid­het me një kon­troll tati­mor të zhvil­lu­ar në biz­nesin e motrës së Tota­jt në Fier.

Pas këtij kon­trol­li, dyshohet se ka pasur komu­nikime mes palëve, të cilat tash­më janë pjesë e ver­i­fikimeve het­i­more.

Organi i akuzës po admin­istron pro­va dhe dësh­mi për të sqaru­ar sit­u­atën, ndër­sa hetimet vijo­jnë për të për­cak­tu­ar nëse ka ele­men­të të veprës penale të kanos­jes.

Deri në këtë fazë, autoritetet nuk kanë bërë të ditu­ra deta­je të tjera mbi përm­ba­jt­jen e mesazheve apo për­fundimet e hetim­it.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading