news

Këlliçi: Prej vitesh flitet për përdorimin e “charter”-it privat të Ramës për trafik droge dhe për transport parash

Nënkryetari i Par­tisë Demokratike, Belind Kël­liçi, deklaroi se prej vitesh flitet për për­dorim­in e “charter”-it pri­vat të Edi Ramës qoftë për trafik droge, qoftë për trans­port parash.

“Për Edi Ramën prej vitesh flitet për për­dorim­in e “charter”-it të tij pri­vat qoftë për trafik droge, qoftë për trans­port parash dhe qoftë për indi­cie të tjera që çojnë në insin­u­a­ta, ku ka pre­tendime se kryem­i­nistri ka rënë pre e audiopërgjimeve të ndryshme apo e shër­bimeve të ndryshme part­nere, ku ai ndan Shqipërinë si plaçkë pri­vate, si pronë pri­vate.

Dhe nuk është vetëm rasti i Arubës, ku ven­doset har­ta e Shqipërisë në tavolinë dhe nda­het prona pub­like e asetet pub­like si plaçkë për kartelet e drogës. Por, mbi të gjitha ka shumë raste të trans­portit të par­ave jashtë Shqipërisë dhe të kor­rup­sion­it të poli­tikanëve të huaj nga ana e Edi Ramës”, tha Kël­liçi në një stu­dio tele­vizive.

“Këto përgjime i kanë të hua­jt, më pas mund t’i kenë autoritetet shqiptare.

Part­nerët e huaj kanë inter­cep­tu­ar komu­nikime të keqbërësve të ndryshëm me origjinë shqiptare, i sjellin të gat­shme më pas për Prokuror­inë e Posaçme. Në rastin e Arubës, Prokuro­r­ia e Posaçme ka “shkëlqy­er” me mbro­jt­jen që i ka bërë ekspo­nen­tëve të qev­erisë”, shtoi Kël­liçi.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading