news

Kishte mbjellë vazo me kanabis në kanionet e Progonatit, pranga 57-vjeçarit

Një 57-vjeçar në Prog­o­nat është vënë në pran­ga për kul­tivim kan­abisi.

Poli­cia zbu­loi se në thel­lësi të kan­ion­eve, ai kishte mbjel­lë në vazo 175 bimë të cilat u asgjë­suan.

Njof­ti­mi i poli­cisë:

Kishte kul­tivuar bimë narkotike, në vazo, në mes të kan­ion­eve në fshatin Prog­o­nat, arresto­het në vend­ng­jar­je, 57-vjeçari.

Asgjë­so­hen 175 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sati­va.

Në vijim të një het­i­mi me meto­da proak­tive, të kry­er nga shër­bimet e Komis­ari­atit të Poli­cisë Tepe­lenë, në koor­dinim me Prokuror­inë, për të doku­men­tu­ar me pro­va ligjore, veprim­tar­inë krim­i­nale të një shte­tasi të dyshuar të përf­shirë në kul­tivim të bimëve narkotike, u final­izua opera­cioni i kod­uar “Rrjed­ha”.

Si rezul­tat i ndjek­jes dhe ndërhyr­jes pro­fe­sion­ale policore, i dyshuari, shte­tasi I. M., 57 vjeç, banues në Tepe­lenë, u arrestua në fla­grancë, në thel­lësi të kan­ion­eve në fshatin Prog­o­nat, në mes të të cilave kishte kul­tivuar në vazo, 175 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sati­va.

Kon­trol­let anti­cannabis vijo­jnë në të gjithë ter­ri­torin e qarkut.

Mate­ri­alet pro­ce­du­rale iu refer­u­an Prokuror­isë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridik­sion­it të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëte­jshme.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading