news

Konflikt me sende të forta në një lokal në Golem, arrestohen dy punonjës pas përplasjes me 5 pushues turq


Dy per­sona janë arrestu­ar dhe dy të tjerë janë pro­ce­d­uar penal­isht pas një kon­flik­ti fizik me 5 pushues turq në një lokal në zonën e plazhit në Golem.

Poli­cia bën me dije se pas njof­tim­it për kon­flik­tin, shër­bimet e Sta­cionit të Poli­cisë Plazh shkuan në vend­ng­jar­je dhe nisën veprimet për iden­ti­fikimin e per­son­ave përgjegjës.

Në pran­ga u vunë shte­t­a­sit David Kon­do dhe Eluert Qose, banues në Dur­rës, përkatë­sisht menax­her dhe punon­jës në sub­jek­tin ku ndod­hi kon­flik­ti.

Njof­ti­mi

U kon­flik­tu­an fizik­isht dhe me sende të for­ta, me 5 pushues turq, arresto­hen 2 shte­tas dhe pro­ce­do­hen penal­isht 2 të tjerë (punon­jës në sub­jek­tin ku ndod­hi kon­flik­ti).

Men­jëherë pas njof­tim­it për një kon­flikt ndër­m­jet disa shte­tasve, në një lokal në plazh, në Golem, shër­bimet e Sta­cionit të Poli­cisë Plazh orga­nizuan punën dhe shkuan në vend­ng­jar­je, me qël­lim iden­ti­fikimin dhe nxjer­rjen për­para përgjegjë­sisë penale, të shte­tasve përgjegjës. Në vijim të veprimeve pro­ce­du­rale për rastin:

-u arrestu­an në fla­grancë shte­t­a­sit D. K., 33 vjeç dhe E. Q., 37 vjeç, të dy banues në Dur­rës, përkatë­sisht menax­her dhe punon­jës në hapësirën e plazhit në këtë sub­jekt, për veprat penale “Plagos­ja e rendë me dash­je”, kry­er në bashkëpunim, dhe “Prish­ja e qete­sisë pub­like”, pasi dyshohet se gjatë kon­flik­tit për motive të dobë­ta, kanë godi­tur me sende të for­ta, 2 pushues turq;

-u refer­u­an mate­ri­alet në Prokurori, ku nisi pro­ced­i­mi në gjend­je të lirë, për veprat penale “Plagos­ja e lehtë me dash­je”, kry­er në bashkëpunim, dhe “Kanos­ja”, për shte­t­a­sit I. Sh., 48 vjeç dhe T. D., 49 vjeç, përkatë­sisht banaki­er dhe punon­jës sig­urie në këtë sub­jekt, pas dyshohet se kanë godi­tur dhe kanosur 3 shte­tas turq.

Mate­ri­alet pro­ce­du­rale iu refer­u­an Prokuror­isë së Dur­rësit, për veprime të mëte­jshme.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading