news

Korçë, 66-vjeçari gjendet i vdekur brenda makinës së djegur, çfarë dyshohet

Një shte­tas është gje­tur pajetë bren­da mjetit të tij në lag­jen nr 10 të qytetit të Korçës. Shte­tasi është gje­tur i dje­gur ndër­sa dyshohet se ka kry­er akt vetëvras­je.

Po ash­tu, men­do­het se ka lënë një letër lam­tu­mire në banesë ndër­sa ditën e djeshme ka për­c­jel­lë bashkëshort­en drejt Gre­qisë. Poli­cia në vendin e ngjar­jes për zbard­hjen e rrethanave të rastit.

Poli­cia:

Korçë/Informacion para­prakR­reth orës 08:40, në lag­jen nr. 10, Korçë, një autom­jet tip “Benz” është përf­shirë nga flakët.

Shër­bimet e Poli­cisë dhe të zjar­rfikës­es kanë shkuar men­jëherë në vend­ng­jar­je, ku kanë kon­stat­u­ar se bren­da autom­jetit, në sedil­jen e parë të pasag­jer­it, ndod­hej pa shen­ja jete shte­tasi I. Ç., rreth 66 vjeç.

Nga veprimet dhe infor­ma­cionet para­prake dyshohet se shte­tasi mund të jetë vetëd­je­gur bren­da autom­jetit.

Grupi het­i­mor, nën drej­timin e Prokuror­isë, ndod­het në vend­ng­jar­je dhe vijon punën për zbard­hjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjar­jes.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading