news

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Veliajt

Gjyka­ta e Lartë nuk e ka pran­uar rekursin e Eri­on Veli­a­jt i cili kishte kundër­sh­tu­ar pezul­lim­in e afat­eve të paraburgim­it. Kësh­tu mbetet në fuqi vendi­mi i Apelit të GJKKO i dhënë më 29 prill.

Vendi­mi për pezul­lim­in e afat­eve të paraburgim­it u mor në dy sean­ca nga GJKKO, ku Veli­aj mungoi në gjyq për shkak të par­reg­ull­sive nga Drej­to­ria e Burgut të Dur­rësit, në njof­timin e krye­bashki­akut.

Vetë Veli­aj e ka cilë­suar të padrejtë vendimin për pezul­lim­in e afat­eve të paraburgim­it , duke argu­men­tu­ar se ai ka qenë i për­faqë­suar rreg­ull­isht në gjyq nga avokati i tij.

Prak­ti­ka e pezul­lim­it të afat­eve të paraburgim­it për të gjithë të pan­de­hu­rit në bllok, për shkak të mungesës nga njëri prej tyre, po ngre debate të for­ta në sis­temin e drejtë­sisë.

Avokatët kërko­jnë ndryshime në Kodin e Pro­ce­durës Penale, duke argu­men­tu­ar se kjo qas­je cenon të drej­tat indi­vid­uale dhe mban në qeli per­sona që nuk kanë asnjë përgjegjësi për vone­sat.

Qën­dri­mi në paraburgim njehso­het me një ditë e gjys­më burg, duke patur kësh­tu ndikim të drejt­për­drejtë më pas në për­l­log­a­r­it­jen e vua­jt­jes së dënim­it për­fundim­tar.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading