news

Ligji për parandalimin dhe goditjen e krimit kundër pasurisë, Braho: Nëse zbatohet saktë, nuk ka nevojë për rishikim

Këtë martë është mba­j­tur një tryezë kon­sul­ti­mi e Komi­sion­it për Çësht­jet Ligjore dhe Admin­is­tratën Pub­like, në kuadër të pro­ce­sit të Kon­trol­lit Post-Legjisla­tiv (PLS) për Ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për Paran­dal­im­in dhe Godit­jen e Krim­it të Orga­nizuar, Trafikim­it, Kor­rup­sion­it dhe Krimeve të tjera nëpër­m­jet Masave Paran­daluese kundër Pasurisë”, i ndryshuar.

Në këtë tryezë ka qenë i pran­ishëm edhe kreu i SPAK Klo­di­an Bra­ho, i cili iu përgjigj pyet­jeve dhe shqetësimeve të ngrit­u­ra në tryezë.

Në lid­hje me këtë ligj për Paran­dal­im­in dhe Godit­jen e Krim­it të Orga­nizuar, Trafikim­it, Kor­rup­sion­it dhe Krimeve të tjera nëpër­m­jet Masave Paran­daluese kundër Pasurisë, ai tha se nëse zba­to­het sak­të dhe në mënyrë kor­rek­te, nuk ka nevo­jë për rreg­ul­lime.

“Men­doj se duhet të nda­jmë dy gjera, rastin kur ka prob­leme ligji dhe kur ligji zba­to­het në mënyrë të gabuar. Sepse zba­ti­mi në mënyrë të gabuar është përgjegjësi e per­son­ave të ngarkuar për ta zbat­u­ar dhe s’ka pse të jetë pro­ces i një rishikim ligjvënës.

Për sa i për­ket palëve të tre­ta, men­doj se ligji në fjalë men­doj se afron mbro­jt­jen. Nuk ka gjykim sipas ligjit për kon­fiskimin e një prone që është në emër të tretë dhe per­soni i tretë të mos jetë i pran­ishëm në gjykim, është detyrim dhe në prak­tikë ndodh që gjyka­ta thër­ret per­son­in që ka emrin në doku­mentet e pronë­sisë.

Ligji parashikon si mundësi kon­fiskimin e pasurive në emër të të tretëve vetëm nëse provo­het që në mënyrë indi­rek­te është pasuri e diku­jt tjetër, dhe kam për­shtyp­jen që kjo në prak­tikë ngatër­ro­het.

Ligji në një inter­pre­tim të sak­të është i mirër­reg­ul­lu­ar në këtë pjesë. I vet­mi moment që lid­het me palët e tre­ta është neni 12 kur rreziko­het, kur prokurori mund të shko­jë me një pro­vokim sekue­stro nëse gjyka­ta në atë gjykim mund të ven­dosë kon­fiskim.

Ai moment do një rreg­ul­lim të men­jëher­shëm ligjor, pjesët e tjera pas­taj si bar­ra e provës si kohëzg­jat­ja janë pro­cese që ligji i rreg­ul­lon dhe prob­lemati­ka zgjid­het duke zbat­u­ar ligjin në mënyrë të sak­të dhe të plotë”, u shpreh Bra­ho.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading