news

“Luftë” për kupolën e Policisë së Shtetit, 9 emra në garë për drejtimin e 6 departamenteve kyçe

Gara për drejtue­sit e gjashtë depar­ta­menteve krye­sore në Drej­tor­inë e Përgjithshme të Poli­cisë së Shtetit, po shkon drejt fun­dit pasi të premten është mbyl­lur afati i aplikimeve, ku janë regjistru­ar 9 kan­di­datë. Mëso­het se në garë janë Pël­lumb Seferi, Artan Bar­jak­tari, Lorenc Pan­gani­ka, Saimir Muça, Her­gis Jica, Ida­jet Faskaj, Fer­di­nand Mara, Alban Dau­ti dhe Lufti Minx­hozi, ku gjashtë prej tyre do të zgjid­hen në krye të depar­ta­menteve më të rëndë­sishme të Poli­cisë së Shtetit.

Bëhet fjalë për Depar­ta­men­tit për Policinë Krim­i­nale, Depar­ta­men­tit për Mar­rëd­hëni­et Ndërkom­bëtare, Depar­ta­men­tit për Shër­bimet Mbështetëse, Depar­ta­men­tit për Rendin dhe Sig­ur­inë Pub­like, Depar­ta­men­tit të Teknologjisë së Infor­ma­cionit dhe Depar­ta­men­tit për Kufirin dhe Migra­cionin. Gara u hap nga drej­tori i Poli­cisë së Shtetit, Skën­der Hita, ku syn­i­mi mbetet për herë të parë që drejtue­sit e këtyre struk­tu­rave të përzgjid­hen përmes një gare. Po ash­tu sipas kritereve të për­cak­tu­ara në ligjin për Policinë e Shtetit, kan­di­datët duhet të kenë gradë të rolit të mesëm drejtues, të mos kenë masa të rën­da disi­plinore gjatë tre viteve të fun­dit, të mos jenë në kon­flikt intere­si dhe të plotë­so­jnë kriteret ligjore e shën­de­të­sore për funk­sion­in. Po ash­tu në ditët në vijim do të zhvil­lo­hen fazat e vlerësim­it nga komi­sioni i posaçëm i Poli­cisë së Shtetit, në për­fundim të të cilave do të për­cak­to­hen drejtue­sit e rinj të gjashtë depar­ta­menteve.

Pas mar­rjes së kon­fir­mim­it, emëri­mi i tyre do të bëhet me propoz­im të drej­torit të Përgjithshëm të Poli­cisë së Shtetit dhe me fir­mën e min­istrit të Brend­shëm, Besfort Lamal­lari. Ndër­sa ky pritet që të jetë pro­ce­si i parë dhe i fun­dit i përzg­jed­hjes me konkurs për këto nivele drejtuese, pasi në Kuvend pritet të shqyr­to­hen ndryshime në ligjin e Poli­cisë së Shtetit që parashiko­jnë heq­jen e garës për nivelet më të ulë­ta drejtuese.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading