news

Meta kundërshton mosfillimin e hetimeve nga Prokuroria, kërkon hetim për kallëzimin ndaj punonjësve të paraburgimit

Meta kundër­sh­ton mos­fil­lim­in e het­imeve nga Prokuro­r­ia, kërkon het­im për kallëz­imin ndaj punon­jësve të paraburgim­it

Sot në Gjykatën e Tiranës shqyr­to­het kërke­sa e ish-pres­i­den­tit Ilir Meta, i cili ka kundër­sh­tu­ar mos­fil­lim­in e het­imeve nga ana e prokuror­isë.

Meta është ankuar në gjykatë, së cilës i kërkon që të dety­ro­jë akuzën e krye­qytetit të het­o­jë çësht­jen e kallëzuar prej tij.

Meta ka denon­cuar punon­jës të paraburgim­it 313 për shkel­je të të drej­tave të tij për të komu­nikuar nga bur­gu, duke pre­tend­uar se poli­cia e 313 ka shpër­doru­ar detyrën, edhe për mënyrën se si ai është tra­j­tu­ar në këtë insti­tu­cion.

Akuza, siç rapor­toi gaze­tar­ja e Top Chan­nel, Ani­la Hox­ha, e mos­fil­loi çësht­jen me argu­mentin se nuk ka vepër penale, por, siç rezul­ton, ish-pres­i­den­ti është i bindur se denonci­mi duhet të het­o­het deri në fund.

Për këtë arsye, ai i është drej­tu­ar me ankesë dhomës penale.

Çësht­jen po e shqyr­ton gjyq­tar­ja Vjoll­ca Spahiu në dhomë këshilli­mi.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading