news

MINISTRI I MBROJTJES ERMAL NUFI ARREDON ZYRËN! BLE PERDE TË ERRËTA PËR ZYRËN E TIJ E TË SEKRETARES


Në mua­jin e tij të parë në krye të Min­istrisë së Mbro­jt­jes, Ermal Nufi prem­toi refor­ma dhe trans­parencë. Megjithatë, lëviz­jet e para admin­is­tra­tive kanë ngrit­ur pikëpyet­je në opin­ion­in pub­lik, duke vënë për­bal­lë komoditetin e zyrës së min­istrit dhe menax­himin e fondeve strategjike me paratë e pop­ul­lit.

Duket se ish-she­fi i kabi­netit të Baëlu­lut ka nisur të arredo­jë zyrën me paratë e pop­ul­lit. Me kërke­sa speci­fike mod­erne për perde e ten­da në zyrën e tij e të sekretares.

Min­istri i Mbro­jt­jes zhvil­loi më 17 kor­rik një ten­der me objekt “Bler­je ten­dash të brend­shme rolo-perde dritaresh kundër diel­lit”. Perde të bard­ha dhe gri për gjashtë dritare për zyrën e min­istrit dhe të sekretares.

Ky dhe disa ten­dera të tjerë arred­i­mi të kësak min­istrie kanë kri­juar një kon­trast të fortë me retorikën e min­istrit për kur­sime, efi­ciencë dhe refor­ma struk­tur­ore.

Kri­ti­ka më e mad­he e ngrit­ur nga doku­menta­cioni nuk qën­dron te vlera e vogël e perdeve, por te dis­pro­por­cioni me kon­tratat mad­hore që min­is­tria po menax­hon para­lel­isht.

Min­is­tria e Mbro­jt­jes ka fir­mo­sur një mar­rëvesh­je me vlerë rreth 12 mil­ionë euro për furniz­im me mjete dhe pajis­je ushtarake. Kom­pa­nia Timak Defence, në pronësi të biz­nes­menit izraelit Ron Yef­fet është shpal­lur fituese.

Timak Defence është part­nere e kom­panisë shtetërore “KAYO”, e cila kon­trol­lo­het drejt­për­drejt nga vetë Min­is­tria e Mbro­jt­jes. Kjo lid­hje ngre shqetësime mbi trans­parencën dhe ndar­jen e qartë mes sek­torit pub­lik dhe atij pri­vat në mbro­jt­je.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading