news

“Nuk është më protestë, por lëvizje!”/ Biznesmeni: Opozita ka bërë tradhti kombëtare, Berisha duhet të ikë i pari!

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 90?

Biz­nes­meni Erlind Xhin­di e kon­sideron protestën që ka hyrë në ditën e 52-të si një zhvil­lim përtej një tubi­mi qyte­tar, duke argu­men­tu­ar se ajo është shndër­ru­ar në një lëviz­je më të gjerë që mbledh pakë­naqësitë e qyte­tarëve ndaj qev­eris­jes dhe klasës poli­tike.

“Tani nuk është më një protestë, por një lëviz­je që për­faqë­so­het nga të gjitha shtre­sat e shoqërisë dhe të gjitha pakë­naqësitë ndaj kësaj qev­eris­je­je 36-vjeçare. Aty ka elek­torat të majtë, të djathtë, pjesë­tarë të partive të vogla. Nuk mund të the­mi vetëm elek­torat gri”, deklaroi biz­nes­meni i ftu­ar në një stu­dio tele­vizive.

Xhin­di komen­toi edhe nis­mën për kri­jimin e një Kuven­di të protestës, duke thënë se ide­ja nuk arri­ti të kri­jo­jë përf­shir­jen e prit­shme dhe se tash­më duhet një for­mat më i gjerë disku­ti­mi.

“Unë per­son­al­isht nuk e kam aprovuar Kuvendin, por duhet të ishim mbështetës të protestës. Besoj se që tek emri ‘Kuvend’ çedoi, sepse ne nuk kishim kri­juar ende palë. Nuk mund të the­mi që dësh­toi, ka arrit­ur deri në një fazë. Jemi mbled­hur dhe kemi bërë një bisedë, një lloj mar­rëvesh­je­je. Do të tërhiqe­mi nga Kuven­di për momentin, por duhet të fil­lo­jmë me forume që të jenë më përf­shirëse dhe më të gjera”, u shpreh ai.

Biz­nes­meni u ndal edhe tek qev­e­ria, duke deklaru­ar se sipas tij kryem­i­nistri është tërhe­qur për­bal­lë pre­sion­it të protestës dhe ka nisur ofer­ta ndaj biz­ne­sit.

“Tkur­r­ja e kryem­i­nistrit është e duk­shme. Nisën ofer­tat për biz­nes­menët. Jo më larg se dje ako­r­doi fonde gji­gande, ndër­sa deri dje u vod­hën fonde të IPARD”, u shpreh ai.

Duke folur për opoz­itën, biz­nes­meni e kri­tikoi ash­për për rolin e saj dhe i cilë­soi hap­at e tyre si trad­hti kom­bëtare. Ai kri­tikoi edhe kre­un e Par­tisë Demokratike, Sali Berisha, duke thënë se mbështet­ja ndaj protestës duhet të ishte më aktive.

“Opozi­ta nuk ekzis­ton që nga viti 2019, që nga dje­gia e man­dat­eve dhe dhë­nia në dorë e të gjithë pushteteve të Ramës. Jemi në këtë pikë sepse opozi­ta ka bërë një trad­hti kom­bëtare… Berisha mund të mbësht­esë protestën nga divani apo nga zyra. Zoti Berisha nuk e ka mbështe­tur protestën. Duhet të ikte i pari, duhet të jepte një notë”, u shpreh ai.

Pjesë nga inter­vista:

Unë per­son­al­isht nuk e kam aprovuar Kuvendin, por duhet të ishim mbështetës të protestës. Por besoj se që tek emri Kuvend çedoi, ne nuk kishim kri­juar ende palë. Nuk mund të the­mi që dësh­toi, ka arrit­ur deri në një fazë. Jo më larg se dje jemi mbled­hur kemi bërë një bisedë, një të tip mar­rëvesh­je. Do të tërhiqe­mi nga Kuven­di për momentin. Por duhet të fil­lo­jmë me forumet që duhet të jenë më përf­shirëse dhe më të gjera. Mosha mesa­tare që u përf­shi aty, vetë protes­ta nuk e pra­noi. Ka një trys­ni shumë të mad­he në protestë.

Tani nuk është më një protestë, por një lëviz­je që për­faqë­so­het nga të gjitha shtre­sat e shoqërisë dhe të gjithë pakë­naqësitë e kësaj qev­eris­je 36-vjeçare.

Aty ka elek­torat të majtë, të djathtë, pjesë­tarë të partive të vogla, nuk mund të the­mi vetëm elek­torat gri. Është e duk­shme që ata që janë në protestë kanë një pakë­naqësi të palëkun­dur me 140 deputetë që janë par­la­ment.

Nga dita e parë, ra gard­hi i Rrjol­lit, i Zvërnecit i Kakomesë. Shqipëria në arenën europi­ane u për­faqë­sua nga vetë ne. Eurode­putet erd­hën në shesh, shpre­hën qartë që pop­ul­li është gati të shko­jë në europë, por qev­e­ria jo.

Kemi të bëjmë me një pop­ull evropi­an. Tkur­r­ja e kryem­i­nistrit. Nisi ofer­tat për biznesmenët…Jo më larg se dje ako­r­doi fonde gji­gande, ndër­sa deri dje vod­hën fonde të IPARD.

Opozi­ta nuk ekzis­ton që nga viti 2019 që nga dje­gia e man­dat­eve dhë­nia në dorë e të gjithë pushteteve të Ramës. Jemi në këtë pikë, opozi­ta ka bërë një trad­hti kom­bëtare. Berisha mund të mbësht­esë protestës, nga divani apo nga zyra. Zoti Berisha nuk e ka mbështe­tur protestën, duhet të ikte i pari, duhet të jepte një notë.

Të gjitha for­cat poli­tike kishin kri­juar një har­moni, qev­eris­ja do jetë në anën e majtë, PD do jetë aty për të bashkuar votat kur duhet.

Ndër­sa par­titë e vogla do jenë aty për intere­sa të tjera sepse s’mund të flas pa fak­te, por për këto dy të mëd­hatë janë fak­te.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading