news

PD kërkon anulimin e koncesionit Milot–Balldren, Këlliçi: Një nga fituesit është kompania e Gëzim Ismailit

Nënkryetari i Par­tisë Demokratike, Belind Kël­liçi ka kërkuar anulim­in e men­jëher­shëm të kon­tratës kon­ce­sion­are 35-vjeçare për aksin Milot–Balldren, me vlerë fillestare 365 mil­ionë euro, duke thek­suar se në kon­sor­ci­u­min fitues bën pjesë edhe kom­pa­nia “Erald‑G”, nën pronës­inë e Gëz­im Ismailit.

Në një deklaratë për medi­at, deputeti demokrat deklaroi se Gëz­im Ismaili është një prej kum­barëve të qev­erisë në takimin e famshëm të Arubas dhe se, sipas dos­jes së SPAK, po het­o­het si një “lava­triçeve të pastrim­it të par­ave të një prej klan­eve të trafikut të kokainës nga Ameri­ka Latine drejt Europës.”

Ai deklaroi se Ismaili fig­uron në dos­jen het­i­more të SPAK-ut si per­son nën het­im në kuadër të çësht­jes së grupit të njo­hur si “Aru­ba”, që dyshohet për trafik ndërkom­bë­tar droge dhe pastrim parash.

Kël­liçi tha se, sipas dos­jes së SPAK-ut, Gëz­im Ismaili është kunati i Luçiano Koçekut, një prej të dyshuarve në këtë grup, dhe pre­tendoi se kom­pa­nia e tij është për­dorur si fasadë për inves­time që syn­on­in legal­iz­imin e par­ave me origjinë krim­i­nale.

“Ky indi­vid, sipas dos­jes het­i­more të SPAK, po het­o­het si një prej lava­triçeve të pastrim­it të par­ave të një prej klan­eve të trafikut të kokainës nga Ameri­ka Latine drejt Europës. Në dos­jen e SPAK, rezul­ton se Ismaili është kunati i Luçiano Koçekut, njërit prej ekspo­nen­tëve të grupit ‘Aru­ba’, dhe ka shër­by­er si fasadë përmes së cilës paratë e krim­it janë inte­gru­ar në pro­jek­te ndër­ti­more, përf­shirë legal­iz­imin e mil­iona eurove..”, thek­soi deputeti i PD-së.

Sipas Kël­liçit, kom­pa­nia ka për­fi­tu­ar qin­dra ten­dera pub­likë, ndër­sa ngri­ti pikëpyet­je se si sub­jek­te që, sipas tij, janë nën het­im, vijo­jnë të mar­rin kon­tra­ta me vlera të lar­ta nga fondet pub­like. Ai i bëri thirrje SPAK të ven­dosë nën sekue­stro kom­pan­inë dhe të het­o­jë ten­der­at e për­fi­tu­ar prej saj.

“Kjo kom­pani jo vetëm që nuk është vënë nën sekue­stro nga SPAK, por gjen­det sot në kon­sor­ci­u­min fitues të ten­der­it më të shtren­jtë në his­tor­inë e infra­struk­turës rru­gore shqiptare, pro­ce­durë që ka nisur që në gusht 2025, nën drej­timin e Belin­da Bal­lukut, tash­më e akuzuar për shkel­je të barazisë në ten­dera dhe kor­rup­sion. Pyet­ja që lind është fare e thjeshtë. Si është e mundur që nën hundën dhe sytë e SPAK, gjatë kohës që këto kom­pani të lid­hu­ra me krim­in e orga­nizuar janë nën het­im nga SPAK, për­fi­to­jnë kon­tra­ta me vlera qin­dra mil­ionë euro nga fondet pub­like?!”, shtoi deputeti.

Deklara­ta e plote:

Kon­tra­ta konçe­sion­are 35 vjeçare për aksin Milot-Ball­dren, me vlerë 365 mil­ionë euro, kos­to fillestare, e thek­so­jmë fillestare, pasi siç kemi parë kaq herë, kos­tot fry­hen gjatë rrugës, dhe me një fitim të garan­tu­ar rreth 1 mil­iardë euro, i është dorëzuar një kon­sor­ci­u­mi biz­ne­se­sh, ku prin kom­pa­nia e Pël­lumb Salil­lar­it dhe ku mes kom­panive të tjera bën pjesë dhe kom­pa­nia ‘Erald‑G’, nën pronës­inë e Gëz­im Ismailit, një prej kum­barëve të qev­erisë në takimin famëzi të Arubës.

Ky indi­vid, sipas dos­jes het­i­more të SPAK, po het­o­het si një prej lava­triçeve të pastrim­it të par­ave të një prej klan­eve të trafikut të kokainës nga Ameri­ka Latine drejt Europës.

Në dos­jen e SPAK, rezul­ton se Ismaili është kunati i Luçiano Koçekut, njërit prej ekspo­nen­tëve të grupit ‘Aru­ba’, dhe ka shër­by­er si fasadë përmes së cilës paratë e krim­it janë inte­gru­ar në pro­jek­te ndër­ti­more, përf­shirë legal­iz­imin e mil­iona eurove.

Fak­tet flasin vetë. Më 10 qer­shor 2026, Gjyka­ta e Posaçme cak­toi masa sig­uri­mi për 19 per­sona të të ash­tuqua­j­tu­rit ‘Grupi i Aruba‑s’, i dyshuar për trafik narkotikësh dhe pastrim parash përmes inves­timeve në Shqipëri. Mes tyre është edhe Gëz­im Ismaili, pronari i ‘Erald‑G’, ortaku i të cilit është në arrest shtëpie për ‘pastrim të pro­duk­teve të veprës penale’ dhe ‘grup i struk­tu­ru­ar krim­i­nal’.

Por ajo që SPAK vijon të fshe­hë është fak­ti se kjo kom­pani është shpal­lur fituese në të pak­tën 217 pro­ce­du­ra ten­deruese dhe vetëm në 6 vitet e fun­dit, ka për­fi­tu­ar mbi 6 mil­ionë euro para nga bux­heti i shtetit.

Kjo kom­pani jo vetëm që nuk është vënë nën sekue­stro nga SPAK, por gjen­det sot në kon­sor­ci­u­min fitues të ten­der­it më të shtren­jtë në his­tor­inë e infra­struk­turës rru­gore shqiptare, pro­ce­durë që ka nisur që në gusht 2025, nën drej­timin e Belin­da Bal­lukut, tash­më e akuzuar për shkel­je të barazisë në ten­dera dhe kor­rup­sion.

Pyet­ja që lind është fare e thjeshtë.

Si është e mundur që nën hundën dhe sytë e SPAK, gjatë kohës që këto kom­pani të lid­hu­ra me krim­in e orga­nizuar janë nën het­im nga SPAK, për­fi­to­jnë kon­tra­ta me vlera qin­dra mil­ionë euro nga fondet pub­like?!

Par­tia Demokratike kërkon ANULLIMIN e men­jëher­shëm të kësaj pro­ce­dure, pasi paratë e shqip­tarëve nuk mund të për­doren për të pas­tru­ar paratë e drogës dhe krim­it të orga­nizuar, nga Ekuadori deri në Aruba.I bëjmë thirrje SPAK të vërë nën sekue­stro të men­jëher­shme këtë kom­pani si dhe të het­o­jë qin­dra ten­dera të për­fi­tu­ar prej saj, që nga dita e ard­hjes së ‘Rilind­jes’ në pushtet.

Sa për Edi Ramën; koha jote ka mbaru­ar.

Ti je sot i kapur mat duke nxjer­rë paratë që u ke vjed­hur qyte­tarëve më të var­fër në Europë jashtë Shqipërie përmes famil­jarëve të tu, dhe nuk do të vazh­dosh të për­dorësh paratë e shqip­tarëve, për të pas­tru­ar paratë e karteleve më famëke­qe në botë.

As drejtësia që ti kon­trol­lon dhe as medi­at e paguara prej teje, nuk të dalin dot më për zot.

Fati yt tash­më tash­më është shkru­ar.

Ti, së bashku me ortakët e tu të krim­it të orga­nizuar duhet të largo­heni dhe t’i hap­ni rrugën një qev­er­ie kujdestare, siç kërkon edhe protes­ta qytetare, që prej 50 ditësh ka mbushur Bule­vardin krye­sor të Tiranës.

Vetëm dorëhe­q­ja dhe largi­mi i Edi Ramës i kthen inves­timet pub­like në duart e qyte­tarëve dhe Shqipërinë në rrugën drejt inte­grim­it europi­an, me stan­darde e refor­ma të vërte­ta.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading