news

Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij”/ Qytetari i përgjigjet kryeministrit nga sheshi: Spitalet pa ilaçe…

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 90?

Dita e 52-të e protestës pop­ul­lore dhe revoltës ndaj qev­erisë dhe kastës së vjetër poli­tike mblod­hi edhe sot në Tiranë një masë të mad­he qyte­tarësh që nuk dorë­zo­hen.

Një prej tyre iu përgjigj kryem­i­nistrit Edi Rama që deklaroi kohë më parë se shqip­tarët jeto­jnë mirë dhe nuk duhet të kërko­jnë më shumë.

“Ne kemi ard­hur për të drej­tat tona, të gjitha, duke nisur nga rro­gat, pen­sionet, ndih­ma ekonomike, të gjitha gjërat që nuk ecin në Shqipëri.

E dëgjo­va kryem­i­nistrin që tha shqip­tarët janë në gjend­je të mirë, kërko­jnë një çikë më shumë. Pse protesto­jnë shqip­tarët? Po pse protesto­jnë shqip­tarët, për mirëqe­nie”, tha ai mes të tjerash.

Dhe tek­sa u pyet për motivet e protestës apo dal­jes së tij në shesh, qyte­tari shp­je­goi se:

“Në spi­tale nuk ka ilaçe, ai jep 4,3 mln euro për një kon­cert. Dolën nga bux­heti i shtetit 4,3 mln euro për t’ia dhënë një këngë­tari, ku pen­sion­istët me një pagesë deri në 100 mijë lekë. Spi­talet janë pa ilaçe, për këto protesto­jnë shqip­tarët”.

Në fund ai deklaroi se nuk do dorë­zo­hen deri në rrëz­imin e qev­erisë dhe kryem­i­nistrit Rama.

“Protes­ta do vazh­do­jë deri në rrëz­imin e tij”, tha ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading