news

Pushimet po kthehen në makth, rriten ndjeshëm aksidentet me motorët e ujit, viktima dhe të plagosur në plazhet shqiptare

Më 11 shta­tor 2025, pushimet e David­it, një 18 vjeçar nga Pra­ga, morën një rrjed­hë të paprit­ur në gjirin e Sarandës, ndër­sa ai po bënte xhi­ro në det me një “Jet Ski”. Gjatë kthim­it me shpe­jtësi të ulët drejt bregut, ku do të mer­rte të ëmën si pasag­jere, ai u godit fuqishëm nga një mjet tjetër lun­drues i drej­tu­ar nga tur­istë nga Fran­ca, duke për­fun­d­uar pa ndjen­ja në ujë.

E ëma që po fil­monte nga skela u shokua, ndër­sa pa të birin të pluskonte në ujë, i mba­j­tur në sipër­faqe vetëm nga jeleku i shpë­tim­it. “Djali im ra në ujë, duke mbe­tur i palëvizshëm dhe pa ndjen­ja,” tha ajo në një inter­vistë për BIRN.

David dhe nëna e tij kërkuan të ishin anon­imë, ndër­sa i vunë në dis­pozi­cion BIRN dos­jen e plotë të rastit të tyre, përf­shi videon që tre­gonte për­plas­jen. Gjatë rrugës për në spi­tal, oper­a­tori që drej­tonte biz­nesin e jet­skive iu lut famil­jes të mos e për­mend­nin që dëm­ti­mi kishte ndod­hur nga një mjet ujor, duke pran­uar se punonte pa një licencë.

Thua­jse një vit më vonë, hetimet e kërkuara me këm­bën­gul­je nga famil­ja çeke nuk kanë dhënë asnjë rezul­tat, pasi faj­torët nuk u iden­ti­fikuan. Aksi­dente të ngjashme vijo­jnë të tron­disin pushimet e shqip­tarëve dhe të hua­jve në brig­jet e ven­dit nga Shko­dra në Sarandë.

Të dhë­nat zyrtare të Drej­torisë së Përgjithshme të Poli­cisë së Shtetit tre­go­jnë se ka një rrit­je të thek­suar të aksi­den­teve me mjete motorike ujore, pavarë­sisht masave admin­is­tra­tive dhe ash­për­sim­it të ndëshkimeve.

Nga vetëm dy inci­dente të rën­da me pesë të lën­d­uar në vitin 2023, bilan­ci është rën­d­uar në 13 aksi­dente gjatë vitit 2025, duke lënë pas 17 të plago­sur dhe tre vik­ti­ma, përf­shirë tur­istë të huaj. Erdit Gega, drejtues i Fed­er­atës Shqiptare të Vro­jtuesve të Plazhit dhe Shpë­tim­it në Ujë, thotë se edhe pse nuk ren­diten te shkak­tarët krye­sorë të vdek­jeve në det, motorët e ujit mbeten një nga rrez­iqet shqetë­suese për ata që i drej­to­jnë dhe për notarët e tjerë.

“Nor­mal­isht që janë të rrezik­shëm,” tha Gega, ndër­sa shtoi se pavarë­sisht vëmend­jes së shtu­ar të poli­cisë dhe sin­jal­iz­imeve nga vro­jtue­sit e plazhit, mjaft prej drejtuesve të këtyre mjeteve vijo­jnë të sillen me “arro­gancë”. “Shifrat e rrezikut në det

Inci­den­tet me mjete lun­druese mbeten një shqetësim i vazh­dueshëm në plazhet e Shqipërisë edhe gjatë këtij sezoni. Në qer­shor të vitit 2026, një 22-vjeçar humbi jetën në Gjirin e Ksamilit pasi u për­plas me Jet Ski me skafin e Poli­cisë Kufitare.

Një vit më parë, në qer­shor 2025, një 34-vjeçar bri­tanik humbi jetën dhe part­ner­ja e tij u lën­d­ua pasi ranë nga motori i ujit në afër­si të Shkëm­bit të Kava­jës në Dur­rës; ata nuk dinin not dhe mjeti u ishte dhënë pa asnjë ver­i­fikim të njo­hurive apo licencës për drej­timin e tij. Të dhë­nat e sig­u­ru­ara përmes një kërkese për të drejtë informi­mi nga Poli­cia e Shtetit tre­go­jnë se gjatë viteve 2023–2025 u kon­stat­u­an 37 sub­jek­te dhe indi­vidë që oper­onin motorë dhe var­ka uji tërë­sisht jashtë ligjit, pa licencë apo doku­menta­cion.

Në tre vite, num­ri i mjeteve të bllokuara nga poli­cia u rrit nga 224 në vitin 2023 në 305 në vitin e kalu­ar për shkak të mungesës së doku­menteve nga oper­a­torët apo për shkak se këta të fun­dit apo per­son­at që i morën me qira shkelën rreg­ul­lat e sig­urisë.

Në total, poli­cia thotë se ka bllokuar në tre vite 794 mjete lun­druese, prej të cilave 65% u ndëshkuan për shkel­je të drejt­për­drej­ta të sig­urisë, të tilla si mbin­garke­sa me pasag­jerë apo dhë­nia e mjeteve per­son­ave të papër­gat­i­tur dhe pa mjete shpë­ti­mi. Ndërhyr­jet masive të poli­cisë dhe gjo­bat e rën­da që var­i­o­jnë nga min­i­mu­mi 50 mijë lekë nuk duket se e kanë deku­ra­juar oper­im­in e këtyre mjeteve në shkel­je të rreg­ullave të sig­urisë. Vetëm në mua­jin qer­shor 2026, Drej­to­ria Ven­dore për Kufirin dhe Migra­cionin në Vlorë bëri me dije se bllokoi 66 mjete lun­druese për shkel­je të rreg­ullave të sig­urisë detare.

Megjithatë për­faqë­sue­sit e mon­i­torim­it të plazheve thek­so­jnë se mjetet lun­druese mbeten një rrezik real për shkak të papërgjegjsh­mërisë, edhe pse nuk ren­diten në listën e shkak­tarëve krye­sorë të mbyt­jeve në ujë. Ai thotë se këtyre mjeteve të mëd­ha u është shtu­ar një tjetër prob­lematikë e kohëve të fun­dit, që është për­dori­mi i “seabob-ave” (motorë të veg­jël me bateri që tërhe­qin për­dorue­sit në ujë) nga fëmi­jët bren­da zon­ave të notim­it, në një kohë kur man­ualet e për­dorim­it e për­cak­to­jnë moshën min­i­male 16 vjeç. “Nuk ka pasur aksi­dente të rën­da me to, por janë një shqetësim,” thotë ai. Për Gegën, thel­bi i prob­lemit qën­dron te mangësitë legjisla­tive, pasi Kodi Detar ka vite pa u përditë­suar dhe nuk reflek­ton realitetin e ri të tur­izmit ujor. “Kodi Detar duhet përditë­suar, ne kemi vite që nuk e kemi përditë­suar Kodin Detar, dhe është e nevo­jshme që të ketë ndryshime për të rreg­ul­lu­ar këto mjete apo për të reflek­tu­ar ndryshimet,” tha ai.Drejtësia e munguar

Bete­ja e famil­jes së të riut çek, i cili mbeti i lën­d­uar rëndë pas për­plas­jes në Sarandë në shta­tor të vitit të kalu­ar, u zhven­dos nga spi­tali në dyert e insti­tu­cion­eve të drejtë­sisë. Per­soni që shkak­toi për­plas­jen e dhun­shme u iden­ti­fikua pri­vatisht si një shte­tas me origjinë nga Kameruni dhe banues në Paris, i cili, pasi pa të riun të binte pa ndjen­ja në ujë, nuk bëri asnjë për­p­jek­je për ta ndih­muar. Ash­tu si Davi­di, edhe ai ishte për­dorues i një mjeti Jet Ski pa ndon­jë licencë apo paten­të. Davi­di dhe e ëma tre­go­jnë se oper­a­tori që jepte Jet Ski-të me qira, mori për­sipër pri­vatisht të paguante shpen­zimet mjekë­sore, përf­shirë skaner­in e David­it, në një për­p­jek­je për të shman­gur regjistrim­in e ngjar­jes dhe përgjegjësitë e mëte­jshme. Megjithatë, kur në spi­tal­in e Sarandës u paraqit poli­cia, dy pushue­sit e treguan të plotë atë që kishte ndod­hur dhe morën garan­ci se përgjegjësit do gjen­deshin. Gati një vit më vonë, për­p­jek­jet e famil­jes për të mar­rë një kop­je të dos­jes het­i­more mbetën pa përgjig­je. Një avokat që ata punë­suan në Sarandë dorë­zoi një sërë kërke­sash for­male në Prokurori, por nuk mori asnjëherë përgjig­je. Më pas, ata angazhuan një avokat të dytë nga Tirana.

Ky i fun­dit mori një prem­tim nga prokurori i çësht­jes se doku­mentet do të lëshoheshin, nëse avokati i parë paraqitej per­son­al­isht. Pavarë­sisht kësaj, dos­ja nuk iu vu në dis­pozi­cion palës së dëm­tu­ar. Deri më sot, famil­ja nuk ka asnjë doku­ment zyr­tar mbi kon­kluzionet ligjore të ngjar­jes. Prokuro­r­ia e Sarandës nuk iu përgjigj një kërkese për të drejtë informi­mi dër­guar nga BIRN. Edhe prokurori i çësht­jes, Lix­hers Mali, nuk u përgjigj deri në pub­likimin e këtij shkri­mi. Pavarë­sisht traumës së për­je­t­u­ar në Sarandë, famil­ja e David­it u rik­thye sër­ish për pushime në Shqipëri, këtë herë në Shëngjin, ku kalu­an ditë të qeta. Megjithatë, paso­jat fizike dhe psikologjike të inci­den­tit të parë mbeten të pran­ishme për 18-vjeçarin. “Jam ende i tron­di­tur dhe kam paso­ja nga aksi­den­ti,” shpre­het Davi­di. “Më shqetë­son fak­ti që ende nuk ka drejtësi dhe që, pavarë­sisht se çfarë ndod­hi, çësht­ja mbetet e pazbard­hur.” “I shoh të njëjtët oper­a­torë të vijo­jnë të japin me qira Jet Ski. I kam parë në Google, biz­ne­si i tyre vijon si normalisht,”përfundoi ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading