news

“Rama i transportoi paratë me avionin privat jashtë shtetit”, Berisha: Ka të dhëna tronditëse

Kreu i Par­tisë Demokratike Sali Berisha u shpreh sot sot se Eurode­puteti Tomas  Zdeçovs­ki ka denon­cuar Edi Ramën si njeri­un që për­dor famil­jarët e tij për të trans­portu­ar para jashtë shtetit.

Sipas Sali Berishës, “Tomas Zdeçovs­ki, denon­coi dje në një nga medi­at e Tiranës, Edi Ramën si njeri­un që për­dor famil­jarët e tij për të trans­portu­ar para jashtë shtetit.

Zoti Zdeçovs­ki thek­son se ne po ndjekim paratë. Po ndjekim pra këtë veprim­tari krim­i­nale të Edi Ramës me paratë e gra­bitu­ra shqip­tarëve ose paratë e trafikan­tëve shqip­tarë”, tha Berisha.Kreu i demokratëve e quan këtë si një nga “aktakuza më e rëndë që i bëhet per­son­al­isht Edi Ramës dhe famil­jarëve të tij nga një per­son­alitet i shquar në Par­la­mentin Evropi­an, i cili shpre­het se po ndjekim paratë”.Më tej Berisha shton se PD do të kërko­jë rik­thimin e kërkesës për komi­sion het­i­mor.

“140 flu­turime të Edi Ramës në dy vite me avion në dis­pozi­cion, kanë ngjal­lur dyshime të ligjshme në mbarë Evropën.

Dëshi­roj dhe uroj që medi­at të mos e cen­suro­jnë këtë deklaratë bom­bë të një autoriteti të vërtetë në Par­la­mentin Evropi­an, ndaj dhe i lutem zyrës së shtyp­it t’ia dër­go­jë pa për­jash­tim të gjitha medieve me shpresë se do heqin dorë nga cen­sura e një laj­mi për të cilin është i intere­suar çdo shqip­tar i nder­shëm pavarë­sisht nga përkatësia par­ti­ake.

PD nuk është mjaf­tu­ar me kaq.Ka të dhë­na që provo­jnë trans­portin e par­ave.

Ka të dhë­na që fak­to­jnë se val­ix­het diplo­matike të qev­erisë shqiptare, me Ismail dhe pa Ismail, janë numerik­isht më të shum­ta se të gjitha val­ix­het diplo­matike të Evropës.

Ju keni parë dhe keni kon­stat­u­ar ambasa­dat tona të imp­likuara në trans­porte droge.

Por, deklara­ta bom­bë e europar­la­men­tar­it cek është një kon­tribut mad­hor pasi PD do rik­the­jë përsëri kërkesën për kri­jimin het­i­mor par­la­men­tar për të het­u­ar trans­portin e par­ave dhe të drogës me avion­in pri­vat tak­si të Edi Ramës në mbarë Evropën dhe më gjerë”, tha ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading