news

Rama nga Thethi sulmon protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh e ekstremistë, nuk duan investimet e huaja

Kryem­i­nistri Edi Rama sul­moi nga Thethi protestue­sit që prej 52 ditësh mblid­hen çdo ditë në bule­vardin për­para Kryem­i­nistrisë, duke kërkuar dorëhe­q­jen e tij dhe largimin e kastës së vjetër poli­tike.

Gjatë një taki­mi me banorët e zonës, kreu i qev­erisë i aku­zoi protestue­sit se kundër­sh­to­jnë inves­timet e hua­ja dhe i cilë­soi me ter­ma si “shar­la­tanë”, “deli­ran­të” dhe “ekstrem­istë”.

Duke iu përgjigjur pyet­jeve të banorëve për Paketën e Maleve dhe ndërhyr­jet e qev­erisë ndaj ndër­timeve pa leje në Theth, Rama argu­men­toi se zhvil­li­mi ekonomik vjen përmes inves­timeve dhe mori si shem­bull pro­jek­tin për ndër­timin e rrugës së Duk­agjinit, që sipas tij do t’i shër­be­jë zhvil­lim­it të tur­izmit dhe zonës.

“Nga vijnë fondet? Fondet vijnë nga inves­timet. Edhe shtetet më demokratike bëjnë garë për të sjel­lë më shumë inves­time të hua­ja. Në Shqipëri dalin lloj-lloj shar­la­tanësh, deli­ran­tësh e ekstrem­istësh dhe thonë nuk duam inves­time të hua­ja, nuk duam të huaj në Shqipëri. Kujt po ia shes­im Shqipërinë?”, u shpreh Rama, duke për­men­dur edhe inves­timet e Katar­it si shem­bull.

Kryem­i­nistri tha se qev­e­ria do të nisë ndër­timin e rrugës së Duk­agjinit, ndër­sa kuj­toi se dikur zona vuante nga munge­sa e infra­struk­turës, energjisë elek­trike dhe ujit.

Në të njëjtin takim, Rama sqaroi edhe Paketën e Maleve, duke thek­suar se ajo nuk është një skemë në favor të oli­garkëve, por syn­on t’u japë zgjid­hje çësht­jeve të pronë­sisë për trashëgim­tarët në zonat mal­ore.

Ai mohoi gjithash­tu se kishte prem­tu­ar legal­iz­imin e ndër­timeve të reja pa leje në viz­itën e tij të mëparshme në Theth, duke thek­suar se qev­e­ria do të legal­i­zo­jë vetëm ndër­timet ekzistuese që plotë­so­jnë kriteret ligjore.

“Nuk kam thënë vazh­doni ndër­toni se do t’i legal­i­zo­jmë. Kam folur vetëm për ndër­timet ekzistuese.

Pas viz­itës sime shpërtheu vala e ndër­timeve të paligjshme, u dëm­tua zem­ra e Thethit dhe lën­d­i­na pranë kishës u zap­tua me ndër­time pa leje. Këto nuk mund t’i lejon­im”, deklaroi Rama.

Taki­mi në Theth u zhvil­lua në prani të min­is­trave Ervin Demo dhe Enea Karakaçi, krye­bashki­akut të Shko­drës, Benet Beci, si dhe zyr­tarëve ven­dorë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading