news

Rama: Të zbatohet ligji për përfshirjen në administratë të personave me aftësi të kufizuara

Kryem­i­nistri Edi Rama kërkoi dje zba­timin e ligjit për përf­shir­jen në admin­is­tratën shtetërore të per­son­ave me aftësi të kufizuar. Kryem­i­nistri Rama ishte dje në Qen­drën Sociale “Jonathan”, ku bashkëbise­doi me nëna dhe stafin mbështetës të fëmi­jëve dhe të rin­jve me aftësi të kufizuar, mbi dyfishimin e mbështet­jes ekonomike për këtë kat­e­gori, si dhe për garancitë e reja shën­de­të­sore e shoqërore për kujdestarët e tyre.

Sipas kryem­i­nistrit, Shqipëria e ka ven­do­sur me ligj rekru­timin e per­son­ave me aftësi të kufizuar në admin­is­tratë, por kjo nuk zba­to­het si duhet.

“Ka dhe një të metë tjetër të mad­he, që ne kemi ven­do­sur në ligj, por nuk e zba­to­jmë si duhet, as sa duhet, rekru­timin e per­son­ave me aftësi të kufizuar në admin­is­tratë. E kemi në ligj të ven­do­sur. Vendet europi­ane e kanë të gjitha. Për shem­bull Holan­da, se kam parë sta­tis­ti­ka.

Holan­da e ka në nivele të paimagjin­ueshme”, tha Rama. Sipas tij, duhet të bëhet edhe një sfor­co ekstra që të zba­to­het më mirë ligji. “Ky është prob­lem më vete sepse është iluzion të men­dosh që ata do t’i mirëpresë sek­tori pri­vat dhe do t’i për­shi­jë pran­daj dhe të gjitha vendet ia kanë lënë admin­is­tratës bar­rën krye­sor që t’i inte­gro­jë sepse në sek­torin pri­vat është më vështirë”, tha Rama.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading