news

Raporti/ Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore! Rama për protestat: Shqiptarët kanë ndryshuar, s’shoh armiq tek ata që duan natyrën

Shqipëria është ren­di­tur e 46-ta në botë sa i takon pro­gre­sit në per­for­mancën mjedis­ore, duke u për­mirë­suar me 10.96 pikë bren­da 10 vitesh. Sipas gjet­jeve të ‘Indek­sit të Per­for­mancës Mjedis­ore 2026’, të pub­likuar nga Uni­ver­siteti i Yale, Shqipëria ren­ditet e para në botë pasi ka zero niv­el eme­ti­mi të oksid­it të azotit, me rezul­tatin mak­si­mal prej 100 pikësh. Edhe pse për ndryshimet kli­matike jemi në vend të 21-të, këtu kemi regjistru­ar edhe pro­gresin më të madh me 29.79 pikë për­mirësim bren­da 1 dekade.

Përmes këtyre rezul­tat­eve kreu i qev­erisë Edi Rama prem­ton reflek­tim tek­sa i refer­o­het protes­tave që vijo­jnë poshtë zyrës së tij. “Për javë të tëra u kri­jua për­shtyp­ja se Shqipëria ishte kthy­er në armiken e natyrës së vet.

U thanë shumë gjëra, u shkru­an edhe më shumë, u ndanë mil­iona imazhe, akuza, gjykime dhe bind­je të cekë­ta. Dhe për një çast u duk se zhur­ma tri­um­foi mbi realitetin, por realiteti flet.

Envi­ron­men­tal Per­for­mance Index 2026, indek­si më pres­tigjioz glob­al për per­for­mancën mjedis­ore, sapo e ka ren­di­tur Shqipërinë të parën në Bal­lka­nin Perëndi­mor, të 46-ën nga 177 vende në botë, me pro­gresin më të madh në rajon gjatë 10 viteve të fun­dit.

Ndër­sa për zbut­jen e ndryshimeve kli­matike, Shqipëria ren­ditet e 21 në botë. Dhe këto nuk janë vlerësimet që ne i kemi bërë vetes, largqoftë, por janë për­fundimet e insti­tu­cion­eve ndërkom­bëtare dhe akademike, të cilat prej një çerek shekul­li masin me kon­sen­sus glob­al, me të njëjtën metodologji per­for­mancën mjedis­ore të vendeve të botës.

Por sin­qer­isht ajo që mua per­son­al­isht më gëzon më shumë sesa ren­dit­ja është fak­ti se kjo ren­dit­je tre­gon rrugën që kemi bërë. Nuk kanë kalu­ar shumë vite që Shqipëria ishte ven­di i pre­rjeve bar­bare të pyjeve, i gjuetisë së egër të shfaros­jes krim­i­nale të shumë specieve, i lumen­jve të kthy­er në vend grum­bul­lime mbet­jesh dhe i një shteti që shpesh nuk kishte as mundësi, as instru­mente, as kul­turën për mbro­jt­jen natyrës por mbi të gjitha vëmend­je. Më bind se reflek­ti­mi i prem­tu­ar për atë që na vuri për­para pasqyra e bule­vardit të fla­men­gove është jo vetëm i nevo­jshëm, por i domos­doshëm dhe së shpe­jti do ta keni dhe atë”, tha ai. 

Prote­s­tat që kanë nisur prej 31 majit, Rama i kon­sideron “fitore qytetëri­mi”, dhe dësh­mon se shoqëria shqiptare ka ndryshuar. “Sot jemi një vend kre­jt tjetër edhe në këtë aspekt. Mad­je, kemi arrit­ur deri aty sa të zhvil­lo­jmë protes­ta të mëd­ha për mje­disin dhe kjo pavarë­sisht çdo ekza­g­jer­i­mi, manip­uli­mi apo instru­men­tal­iz­i­mi poli­tik që iu bashkëngjit atyre protes­tave është në vetvete një arrit­je e mad­he e shoqërisë.

Sepse pra­nia e aq shumë njerëzve që shqetë­so­hen për fla­men­got, për lagu­nat, për pyjet apo për bio­di­ver­sitetin, tre­gon se bashkë me Shqipërinë që ka ndryshuar, edhe shoqëria shqiptare ka ndryshuar. Kjo është fitore qytetëri­mi. Një shoqëri që deba­ton për natyrën është shumë e shumë më për­para se sa një shoqëri që e sheh në hes­ht­je shkatër­rim­in e saj, siç ishte shoqëria e deri para 10 vjetëve. Pran­daj unë nuk kam parë kur­rë armiq tek ata që duan sin­qer­isht natyrën edhe kur nuk ndaj të njëjtin mendim me ta. Përkun­drazi, ata më kuj­to­jnë dhe duhet të na kuj­to­jnë se zhvil­li­mi nuk mund të jetë kur­rë një jus­ti­fikim për të har­ru­ar atë që na është besuar nga e shkuara dhe që duhet t’ua dorë­zo­jmë më të mirë brezave që i përkasin të ardhmes”, tha Rama Rama pra­noi se qev­e­ria nuk i ka bërë të gjitha si duhet dhe se ka ende vend për për­mirësim, duke thek­suar se rapor­ti nuk duhet parë si një arsye për vetëkë­naqësi, por si një përgjegjësi për të mbro­j­tur më mirë ekuilib­rin mes zhvil­lim­it dhe natyrës.Kryeministri shtoi se reflek­ti­mi i par­ala­jmëru­ar pas protes­tave të javëve të fun­dit është i domos­doshëm dhe se do të bëhet pub­lik së shpe­jti. “Kush qev­eris nuk mund të pre­tendo­jë se ka gjith­monë të drejtë e jo më të ketë gjith­monë të drejtë. Edhe ne kemi gabuar, edhe ne kemi shumë për të mësuar, edhe ne kemi ende shumë për të për­mirë­suar. Pran­daj, ky raport nuk është një medal­je për t’u vetëkë­naqur dhe as për t’ia u për­pla­sur në fytyrë atyre që men­do­jnë ndryshe nga unë, por është një përgjegjësi shumë e mad­he dhe një kujtesë se duhet të dëgjo­jmë më shumë, të kor­rigjo­jmë më shpe­jt kur është e nevo­jshme dhe të mbro­jmë me edhe më shumë ven­dos­mëri ekuilib­rin mes zhvil­lim­it dhe natyrës, ama duke mos i har­ru­ar kur­rë fak­tet, sepse Shqipëria europi­ane nuk ndër­to­het as duke zgjed­hur mes ekonomisë dhe mje­dis­it dhe as duke e zgjed­hur mes zhur­mës dhe fak­teve. Ajo ndër­to­het duke i bërë të ecin së bashku ekono­mia, mje­disi dhe fak­tet. Dhe nëse sot bota na thotë se kemi bërë një rrugë kaq të gjatë për mirë, përgjig­ja e mençur nuk është thjesht kre­nar­ia për rrugën e bërë, por është përulësia për të pran­uar se kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë dhe po ash­tu ven­dos­mëria për ta bërë atë edhe shumë më mirë. Ky është detyri­mi ynë ndaj Shqipërisë dhe kjo është fjala ime pas një rapor­ti që më bën sin­qer­isht kre­nar për gjithç­ka kemi bërë”, tha ai.

Kryem­i­nistri bën edhe një kra­hasim me vitet e kalu­ara kur pri­heshin masivisht pyjet. “Një shoqëri që deba­ton për natyrën është shumë e shumë më për­para se sa një shoqëri që e sheh në hes­ht­je shkatër­rim­in e saj, siç ishte shoqëria e deri para 10 vjetëve”, tha Rama. Prob­le­mi më i madh mbetet tra­j­ti­mi i ujërave të ndo­tu­ra, ku Shqipëria ren­ditet në vendin e 138-të në botë, me vetëm 12.72 pikë, një nga rezul­tatet më të ulë­ta në indeks. E njëj­ta per­for­mancë reflek­to­het edhe në treguesin për burimet ujore, në cilës­inë e ajrit apo në për­dorim­in e lëndëve djegëse të ngur­ta në famil­je. “Kush qev­eris nuk mund të pre­tendo­jë se ka gjith­monë të drejtë e jo më të ketë gjith­monë të drejtë. Edhe ne kemi gabuar, edhe ne kemi shumë për të mësuar, edhe ne kemi ende shumë për të për­mirë­suar”, tha Rama. Me këto ren­dit­je Shqipëria ka vlerësimin më poz­i­tiv në rajon, e ndiqet më tej nga Mali i Zi në vendin 55-të, Maqe­do­nia e Veri­ut e 56-ta, më tej Ser­bia ven­di i 69 dhe Bosnje Herce­gov­ina që ren­ditet e 76-ta sa i takon per­for­mancës mjedis­ore.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading