news

Revolta për dorëheqjen e tij/ Protestuesit i kërkojnë ta anulojë, Rama në mbrojtje të “Paketës së maleve”: Ata që politikën e gjykojnë nga kafeneja…

Kryem­i­nistri Edi Rama ka reaguar në lid­hje me prote­s­tat masive që kanë përf­shirë vendin, duke u ndalur te Pake­ta e Maleve.

Ai tha në një komu­nikim në Face­book se ata që gjyko­jnë nga kafene­ja këtë ligj.“Përshëndetje të gjithëve për në Theth, për paketën e maleve. Çfarë kanë me paketën e maleve? A e dinë val­lë se çfarë ka ligji? E kanë kup­tuar arsyet se pse lin­di pake­ta e palëve?!

E thashë në mënyrë të drejt­për­drejtë, doja të nda­ja disa infor­ma­cione. Nuk e di sa janë të infor­muar ata që malet i shohin nga qyteti, poli­tikën e gjyko­jnë nga kafene­ja.

Në Shqipëri ka disa ter­ri­tore, në mënyrë të posaçme në veri­un e ven­dit, ku banorët, komu­nitetet nuk e kanë njo­hur, pran­uar ligjin e ndar­jes së tokës.

Për këtë arsye, ata kanë ndarë tokën mes veti, sepse “1501‑i), nuk kanë ndarë se çfarë kanë pasur në të shkuarën.Malet po hapen për ata që në male kanë trashëguar një pronë. Këtu jemi në kushtet kur njerëz që kanë një pemë­tore që e mirëm­ba­jnë dhe për të cilën kanë pamundësi që të kenë letrat, mund të pajisen me një leje për të bërë një agro-për­punim.

Në kushtet ku mijëra emi­grantë kanë shpre­hur interes sepse duan të investo­jmë.

Pake­ta e maleve është një poli­tikë për njerëz­it, për të drejtën e pronës, që i shkon për shtat atyre që për shumë vite nuk kanë mundur të kthe­jnë pronën e tyre në një aset”, tha Rama.

Kuj­to­jmë se prej 52 ditësh Tirana dhe jo vetëm është përf­shirë nga protes­ta masive, ku kërko­het dorëhe­q­ja e kryem­i­nistrit Edi Rama dhe anuli­mi i disa lig­jeve, mes tyre Pake­ta e Maleve apo dhe atë të Inves­timeve Strategjike.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading