news

Salla: Organizimi i fermerëve dhe zgjerimi i tregjeve forcojnë prodhimin vendas

Min­istri i Bujqë­sisë dhe Zhvil­lim­it Rur­al, Andis Sal­la viz­itoi një pikë grum­bul­li­mi në Peqin, ku u njoh me aktivitetin e kësaj sipër­mar­rje­je dhe bashkëpunimin me fer­merët e zonës.

Së bashku me kryetarin e bashk­isë Peqin, Bukurosh Maçi, Sal­la pa nga afër punën e pikës së grum­bul­lim­it, e cila jo vetëm treg­ton prod­himet e fer­mës së saj, por bashkëpunon edhe me fer­merë të tjerë të bashk­isë, duke kri­juar një zinx­hir vlere për prod­himet bujqë­sore të zonës.

“Pro­duk­tet Made in Alba­nia nga kjo pikë grum­bul­li­mi eksporto­hen në Kosovë, Maqe­doninë e Veri­ut, vendet e Bal­lka­n­it dhe më gjerë në tre­gun europi­an”, tha Sal­la.

Sipas tij, orga­niz­i­mi i fer­merëve në shoqëri bashkëpuni­mi po kri­jon mundësi të reja për rrit­jen e prod­him­it, garan­timin e cilë­sisë dhe zgjer­im­in e treg­jeve për pro­duk­tet shqiptare.

Min­istri Sal­la thek­soi se ske­ma e kom­pen­sim­it në masën 10% të vlerës së fat­u­rave të shit­jes po kon­tribuon në for­mal­iz­imin e sek­torit, rrit­jen e të ard­hu­rave të fer­merëve dhe forcimin e konkur­ruesh­mërisë së prod­him­it ven­das.

“Mbështet­ja ndaj fer­merëve dhe lid­h­ja e tyre me tre­gun janë hapa të rëndë­sishëm për zhvil­lim­in e një bujqësie më të orga­nizuar dhe më konkur­ruese”, u shpreh Sal­la.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading